Flash

Sherri në burgun e Fierit, zbardhet dëshmia e Bajrit: Ibrahim Liçi urdhëroi sulmin, më kërcënoi në telefon

Lapsi.al 10 August 2026

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur dy ditë më parë në ambientet e burgut të Fierit, ku u përfshinë Denis Bajoviç i njohur edhe me mbiemrin Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zotaj. Jurgen Zoto dhe Denis Brajovic, janë përplasur fizikisht. Dy të burgosurit janë konfliktuar me grushte dhe sende rrethanore, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të sigurisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës. I pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin. Pas konfliktit, dy të burgosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e burgut.

Pas kësaj ngjarje është zbardhur edhe dëshmia e Denis Bajrit, i cili ka akuzuar kundërshtarin e të tij dhe të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë. Në dëshminë e tij, Bajri ka deklaruar se Aldo Gjini i ka kërkuar të takohen, ndërsa në qeli bashkë me të është paraqitur edhe Jurgen Zotaj. Sipas tij, Zotaj i ka dhënë një telefon, në linjë me Ibrahim Liçin. Ky i fundit, ka kërcënuar bajrin duke i thënë: “Jeta jote kaq e pati”. Më tej, ai pretendon se është sulmuar me një mjet të improvizur si thikë nga Jurgen Zotaj.  

“Aldo Gjini kërkoi të më takonte. Erdhi në qelinë time bashkë me Jurgen Zotajn. Zotaj më dha një telefon; në linjë ishte Ibrahim Liçi. Liçi më tha në telefon: “Jeta jote kaq e pati”. Në ato momente, Zotaj tentoi të më sulmonte me thikë”, ka dëshmuar ai.

Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka vendosur të përjashtojë 8 efektivë të policisë dhe t’i referojë në Prokurori për shpërdorim detyre. Gjithashtu, në kuadër të kësaj ngjarje ka urdhëruar masën e izolimit për 3 muaj për Gjinin dhe Zotajn. Aldo Gjini, është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, kurse Jurgen Zotaj është dërguar nga spitali i Fierit në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë. Në burgun e Fierit është mbajtur vetëm Denis Bajri.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI