Flash

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga muaji qershor

Lapsi.al 10 August 2026

Franca po përgatitet për valën e saj të pestë të të nxehtit që nga qershori i kësaj jave, me 22 departamente të vendosura sot nën alarm portokalli të të nxehtit, transmeton Anadolu. 

Shërbimi kombëtar i motit “Meteo-France”, lëshoi alarm portokalli të nxehtësisë për 22 departamente në të gjithë vendin pasi temperaturat parashikohen të afrohen deri në 40 gradë Celsius me ardhjen e valës së të nxehtit. 

“Meteo-France” paralajmëroi se niveli i rrezikut nga zjarri do të mbetet i lartë në shumë departamente të hënën dhe të martën.    

Vendi pritet të përjetojë valën e pestë të të nxehtit që nga qershori, me temperatura që pritet të rriten pothuajse në të gjithë vendin dhe herë pas here të kalojnë 40 gradë Celsius. Kulmi i valës së ardhshme të të nxehtit pritet në mes të javës, sipas transmetuesit BFMTV.

Ndërkohë që edhe e premtja pritet të jetë e nxehtë, temperaturat parashikohet të zvogëlohen. Të shtunën priten reshje shiu kryesisht në pjesët lindore të vendit, duke sjellë potencialisht lehtësim nga i nxehti.

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI