Flash

Drejtoria e Burgjeve e refuzon, Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës

Lapsi.al 10 August 2026

I dënuari me burgim të përjetshëm Ardian Çapja nuk mori pjesë në varrimin e nënës së tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i dha leje të dënuarit, i cili ndodhet në një institucion të sigurisë së lartë.

Familja e Çapjas kishte dorëzuar që në orët e para të mëngjesit dokumentet që vërtetonin ceremoninë mortore, me kërkesën që ai të lejohej të merrte pjesë në varrim.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte kërkuar mbështetjen e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dënuarit, përveç autokolonës së forcave speciale që do të angazhohej për shoqërimin e tij.

Pavarësisht kërkesës dhe masave të parashikuara të sigurisë, Çapja nuk ishte i pranishëm në ceremoninë mortore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI