Flash

'Mos na shkrini bashkinë', Memaliaj në protestë kundër reformës territoriale të Ramës

Lapsi.al 7 August 2026

Banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë kundër reformës së re territoriale të qeverisë Rama, duke kundërshtuar planin për bashkimin e Bashkisë Memaliaj me Bashkinë Tepelenë. Qytetarët kërkojnë që Memaliaj të ruajë bashkinë e saj dhe institucionet vendore, duke paralajmëruar se një bashkim i tillë do të largojë më tej shërbimet nga komuniteti. 

Në protestë, banorët ngritën shqetësimin se vendimet për ndarjen territoriale po merren pa u konsultuar me qytetarët dhe se bashkimi me një tjetër bashki do të vështirësojë marrjen e shërbimeve, sidomos për banorët e zonave të thella.

Një prej protestuesve tha se Memaliaj është një qytet me histori dhe identitet të veçantë, i lidhur ngushtë me punën e minatorëve dhe kontributin e brezave ndër vite.

"Ne kemi dalë për të drejtat tona, për Bashkinë e Memaliajt, që të mos iki nga qyteti ynë. Memaliaj është qyteti i minatorëve. Kanë punuar minatorët, kanë dalë, janë vrarë, kanë ngelur brenda në miniera, por këta nuk duan t’ia dinë fare për minatorët e Memaliajt," u shpreh ai.

Sipas qytetarit, bashkimi i bashkive nuk i afron shërbimet, por i largon ato nga banorët.

"Në vend që ta afrojnë popullin, ata e largojnë. Prandaj kemi dalë në protestë dhe ne do ta vazhdojmë deri në fund. Nuk na dhanë atë të drejtë, por ne do ta bëjmë tonën deri në fund," deklaroi protestuesi.

Edhe banorë të tjerë kundërshtuan bashkimin me Tepelenën, duke argumentuar se Memaliaj ka kapacitetet dhe historinë e saj për të pasur një administratë vendore më pranë qytetarëve.

Një e moshuar 70-vjeçare tha se mbajtja e bashkisë në Memaliaj është e domosdoshme për komunitetin.

"Të mos bashkohet. Ta kemi këtu, sepse e meritojmë. Kryetarin e kemi të mirë. Ai bëri mrekullira këtu. Është flori, të qan hallin, i ka të gjitha të mirat," tha ajo.

Ajo shtoi se largimi i institucioneve do të rëndojë më shumë mbi banorët:
"Unë jam 70 vjeçe tani. Për një shkresë do të shkoj në Tepelenë? Është e mundur kjo? Ja, kjo është arsyeja. Prandaj kemi dalë."

Protestuesit kërkuan që reforma territoriale të mos reduktohet në ndryshime hartash, por të marrë në konsideratë identitetin e komuniteteve, distancën e qytetarëve nga institucionet dhe nevojën për shërbime sa më pranë tyre.

Të këshilluara

Zjarri del nga kontrolli në Klos

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flak&eum...

17:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI