Flash

I mituri përplaset nga dy mjete njëra pas tjetrës, arrestohet njëri prej drejtuesve

Lapsi.al 7 August 2026

Një aksident është regjistruar në rrugën 'Llazi Miho' në Tiranë, ku një 10-vjeçar është përplasur nga dy mjete njëri pas tjetrit. I mituri është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, ai është goditur fillimisht nga një motomjet që drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili nuk kishte leje drejtimi. Pas përplasjes së parë, 10-vjeçari është goditur edhe nga një automjet që drejtohej nga një 47-vjeçar.  

Drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i aksidentit, por është identifikuar më pas nga policia dhe po ndiqet në gjendje të lirë. Ndërkohë, drejtuesi i motorit është arrestuar, ndërsa rastit i është dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI