Flash

Kuvendi i Kosovës mbetet pa u konstituuar/ Seanca vazhdon të shtunën, megjithëse afati përfundon në mesnatë

Lapsi.al 7 August 2026

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vijojë të shtunën në orën 11:00, pavarësisht se afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e saj skadon të premten në mesnatë.

Vendimin për shtyrjen e vazhdimit të seancës e ka marrë kryesuesi i saj, Avni Dehari, pasi mbledhja e së enjtes mbeti e papërfunduar. Shtyrja erdhi pas kërkesës së kryeministrit në detyrë dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për më shumë kohë për negociata politike lidhur me formimin e institucioneve të reja.

Njoftimi për vazhdimin e seancës të shtunën u bë pak orë pas një tjetër takimi mes Kurtit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili përfundoi pa një marrëveshje për zgjidhjen e ngërçit politik.

Vendimi i Deharit është kundërshtuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila e ka cilësuar shtyrjen si shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit ligjor.

 

Ekspertët kushtetues kanë ngritur gjithashtu shqetësime për tejkalimin e afatit. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e ka cilësuar këtë veprim si “shkelje të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues”.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse deputetët e opozitës do të marrin pjesë në seancën e së shtunës, ndërsa përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike mes partive kryesore vijojnë pa rezultat.

 

Të këshilluara

Zjarri del nga kontrolli në Klos

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flak&eum...

17:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI