Flash

Aksident në Malin e Tomorrit, gjashtë të plagosur

Lapsi.al 7 August 2026

Një aksident ka ndodhur sot përgjatë rrugës drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë.

Mjeti, me targa AB 709 EH, që drejtohej nga shtetasi Dritan Muço, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Sheshi i Danit", në hyrje të fshatit Kapinovë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shoferi dhe 6 pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço (familjarë të shoferit) dhe shtetasit Marko dhe Xhesika Sojati.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku 5 prej tyre, pasi kanë marë ndihmën e parë mjekësore janë largua, ndërkohë që drejtuesi i mjetit që ka pësuar dëmtime në sy dhe bashkëshortja e tij Matilda Muço e cila ka pësuar dëmtime të rënda, janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë,që kryen edhe veprimet hetimore. Sipas policisë,shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë një defekt në mjet dhe mjeti gjatë ngjitjes drejt Tomorrit nuk i mbajtën frenat dhe rrëshkiti. Të njëjtat burime konfirmojnë se, pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte pirë alkool. 

Të këshilluara

Zjarri del nga kontrolli në Klos

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flak&eum...

17:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI