Flash

Mashtronin të huajt me premtimin se do t’u rikthenin paratë e humbura, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre persona

Lapsi.al 5 August 2026

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit K.S., F.K. dhe E.A., të akuzuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe ‘Moskallëzim krimi’ parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8513 viti 2025, të nisura nga informacionet e marra në rrugë operative për një ambient në rrugën Zalli, Selitë, kati i 2, ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i ‘call center’, janë kryer veprimet procedurale me iniciativë dhe brenda ambienteve janë gjetur të akuzuarit dhe persona të tjerë të ulur në postet e përshtatuara si zyrë. Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi se shtetasit K.S. dhe F.K. kanë qenë personat që kanë rekrutuar punonjësit. Këta shtetas shpjegonin procesin e punës, i cili kishte të bënte me bindjen e shtetasve të huaj për të rifituar përsëri paratë e humbura (Recovery).

Hetimet zbuluan se agjentët merrnin informacione nga klientet për situatën e tyre të humbjes së parave dhe jepnin zgjidhjen për kthimin mbrapsht të tyre. Ata informoheshin për gjendjen e klienteve, në çfarë situate ishin, sesi i kanë humbur lekët dhe më çfarë kompanish kanë bashkpunuar më përpara. Më pas klienteve iu lihej takim me ekspertin për shqyrtimin e ngjarjes dhe vazhdimësinë e telefonateve të tyre i merrnin në shqyrtim shtetasit K.S. dhe F.K. Sa më sipër u bë arrestimi i shtetasve K.S. dhe F.K., dhe dërgimi në gjyq i tyre për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’, ndërsa shtetasi E.A. për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI