Flash

Dritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në Shqipëri

Lapsi.al 24 June 2026

Aktivisti Dritan Goxhaj i është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si “retorikë të një pushteti në ikje”. Në reagimin e tij, Goxhaj shprehet se Rama është “njeriu më në hall sot në Shqipëri”, ndërsa e akuzon se po kërkon të zhvendosë vëmendjen nga problemet dhe pakënaqësitë e qytetarëve të cilat janë shprehur dhe po shprehen haptazi prej 25 ditësh përmes protestave masive në Tiranë. Ish-luftëtari i UÇK-së, të cilin Rama e quajti “agjent të Iranit, gjysmë taleban dhe gjysmë mitoman”, thotë se nuk merret me kryeministrin dhe njerëzit që, sipas tij, janë angazhuar në sulme publike ndaj tij dhe grupit koordinator të protestave.

“Unë e mirëkuptoj Ramën në hallin që ka, halli i tij është ekzistencial, Rama i ka dhënë premtime krimit të organizuar dhe këto premtime paguhen me kokë. U ka dhënë premtime krimit të organizuar që do t’u pastrojë paratë me hotelet që do ndërtojnë me ligjet e investimeve strategjike. U ka dhënë premtime oligarkëve që ndërtojnë rrugët dhe do ua japë me çmimet sic i duan ata. Me çmime stratosferike. Është i lidhur ngushtësisht me këtë shkatërrim të vendit.

Është i lidhur me trinomin, ky është politika, krimi dhe oligarkia janë bërë një. Dhe krimi dhe oligarkia e kanë marrë peng këtë kryeministër. Në momentin që ky mendon dorëheqjen, ky mendon kokën. Këtij i rrezikohet koka, por jo nga protestuesit. Për protestuesit ai do ulet nesër në tryezë për të bërë qeverinë tranzitore sepse është palë. Por ai këtë mendon që a do t’i lënë kohë ata që ky të mbërrije deri tek tavolina e bisedimeve.

 

Ky u ka garantuar parajsën në këtë vend, që ky të rrijë në atë karrige. Prandaj në mënyrën se si flet, ka hall shumë të madh. Është e njëjta retorikë më atë vitit 1990. Mund të shohësh retorikën e Ramiz Alisë. Retorike e një pushteti në ikje. Populli është pronar i këtij vendi. E mirë kuptoj në hallin që ka.

Rama do shkojë tek shpifjet, do shkojë tek gjithçka, do shkojë tek akuzat, nuk ka dallim. Do shkojë tek nëna, tek motra, tek babai, do merret me të gjithë, do merret me të gjithë familjet, timen por edhe të atyre që janë tek grupi koordinator. Të gjithë do i sulmojë”, u shpreh Goxhaj.

Më tej, ai iu drejtua anëtarëve të grupit koordinator, duke u kërkuar që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve apo reagimeve të ashpra.

“I bëj thirrje grupit koordinator që ta ketë parasysh kur ecën në rrugë, gjithëkush ecën në rrugë, i ka qëlluar të eci në rrugë, në rast se të kafshon një qen, ti çfarë bën? Kthehesh e kafshon dhe ti qenin?”, tha ai.

Deklarata e Goxhajt vjen pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili më herët e ka cilësuar atë si “manipulator, gjysmë taleban e gjysmë mitoman”. Rama publikoi gjithashtu një mesazh që, sipas tij, i ishte dërguar nga një qytetar dhe që përmbante gjuhë fyese ndaj kreut të qeverisë.

Ndërkohë, edhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste kanë reaguar publikisht ndaj Dritan Goxhajt, pas prezantimit të kërkesave të protestës nga grupi koordinator. 

Të këshilluara

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI