Flash

"Hordhi pushtuese"/ Berisha akuza Ramës për sulmet ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lapsi.al 24 June 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, duke dënuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat masive në Tiranë.

Berisha i cilësoi të papranueshme çdo etiketim negativ ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke theksuar se ata po marrin pjesë në protesta për një kauzë të drejtë, sipas tij, për liri dhe dinjitet.

“Dënoj sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në protestë kundër padrinos.

 

Për një kauzë të drejtë luftojnë ata, për lirinë e dinjitetin e shqiptarëve, ndaj një kryehajduti. Etiketimi i tyre si pushtues është etiketimi I një armiku të egër të shqiptarëve, i një njeriu që urren në thelb kombin e tij. Ndaj dënoj me forcë etiketimet ndaj shqiptarëve”, tha ai. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI