Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Si “përmbytën” bosët shqiptarë të drogës Europën me kokainën nga Amerika e Jugut, i investonin në…

Lapsi.al 24 June 2026

Një mega operacion i Prokurorisë së Posaçme çoi në lëshimin e 10 urdhër arresteve te emrave të njohur të botës së krimit dhe trafikut të kokainës.

“Në Shënjestër” ka sjellë detaje në lidhje me mënyrën se si funksiononte grupi dhe mënyrën se si paratë pastroheshin duke u investuar në Shqipëri.

Ashtu siç do aktivitet tjetër kriminal, edhe ata i kishin fshehur paratë e fituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Emra të cilët në fakt nuk është se kishin mbetur të panjohur për publikun, deri në momentin kur SPAK finalizoi një operacion, në të cilin vendosi në sekuestro pasuritë që ata kishin fshehur nëpërmjet personave të ashtuquajtur prestanome.

 

Por kishin qenë po kaq të famshëm ndër vite sa kishin fituar shpejt edhe etiketimin si bosët shqiptarë të drogës. Personazhe të cilët ishin të aftë të lëviznin tonelata me drogë nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Shpesh duke e përmbytur kontinentin e vjetër me kokainë, ndërsa në Shqipëri për disa prej tyre, kishte pak dijeni nëse i kishin investuar miliardat e tyre, dhe nëse po ku. Por tashmë ky dyshim duket se ka rënë dhe personazhe të tillë jo vetëm kanë rënë në rrjetën e drejtësisë, por janë zbuluar edhe në aktivitetin e tyre të investimit të parave të pista.

Ashtu siç ishte edhe operacioni i fundit i ndërmarrë nga SPAK, ku u finalizuan 10 urdhërarreste, ku në qendër të hetimit ishte goditja e një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ku midis emrave në listën e personave të cilëve iu pre mandati i arrestit dallojnë edhe ato të Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit.

Personazhe të botës së krimit, të cilët një pjesë të parave të tyre të fituara nga droga, i kishin investuar në Shqipëri, kryesisht në zona të lakmueshme bregdetare, duke u ndihmuar në këtë aktivitet nga ndërtues, të cilët në fakt vetëm sa ishin të tillë, pasi shërbenin si pastrues të parave të pista të këtyre individëve. Të cilët siç do të shikohet edhe më poshtë e kishin të pamundur të paraqiteshin me emrat e tyre si investitorë në Shqipëri. 

“SPAK, në kuadër të procedimit penal nr. 138 të vitit 2020, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, të dyshuar për veprat penale: ‘Trafikim i lëndëve narkotike’, ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal’.

Ku ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues, ‘Arrest në burg’, për 10 shtetas shqiptarë konkretisht; Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, ⁠Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, ⁠Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu. Operacion gjatë të cilit Policia e Shtetit ushtroi kontrolle të banesave dhe në vende të tjera ku gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurimit ndaj personit nën hetim Florian Musaj. Ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e 2 personave të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ndërsa 7 persona nën hetim nuk ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë që janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Por siç e theksuam ky operacion nuk kishte për qëllim vetëm goditjen e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe të personazheve të lidhur me të, por edhe me pastrimin e parave që këta personazhe kishin investuar përgjatë 10 viteve të fundit në Shqipëri. Investime të cilat siç shikohet edhe në këtë komunikatë të SPAK, janë të shumtë dhe të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.

“Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë. Nga të cilat janë sekuestruar në total 8 ton e 960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare ‘cash’ për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme. 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI