Flash

Gjyqi i themelit për Metën dhe Kryemadhin/ Nuk pranon kontrollin e çantës, avokati i ish-deputetes mbetet jashtë sallës së gjyqit

Lapsi.al 24 June 2026

 

Sot mbahet gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi. Sipas informacioneve mësohet se avokati i Kryemadhit nuk ka hyrë ende në sallë. Sipas ish-deputetes, Redi Llanaj ashtu si në seancën e shkuar, nuk lejohet të hyjë pasi nuk pranon t’i kontrollohet çanta nga punonjësit e sigurisë.

Ndërkohë avokati Kujtim Cakrani ka deklaruar: "Luftën politike nuk mund ta materializosh në akuzë, pa sjellë një fakt apo një dokument. Pse nuk është bërë një analizë financiare ndaj Metës në atë periudhë në 2009.  Akuza për korrupsion për CEZ-DIA nuk qëndron. Mesazhi “deri nesër më duhen 200”, nuk gjendet në dosje fare. Është cenuar rëndë Kushtetuta, nëse do vendosësh nën përgjim një deputet të republikës duhet vendim. Në 2009 Meta nuk ka pasur funksion publik. Prokuroria me veprimet dhe mosveprimet e saj, një mesazh ku është përgjuar një deputet pa vendim gjykate, organi i procedurës ma sjell këtu, mendoj se është shkelje ligji. Jemi të pafajshëm sa i përket çështjes së CEZ-DIA", u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI