Flash

Eurodeputetja e majtë franceze kritikon Macron pas pritjes që i beri Ramës

Lapsi.al 23 June 2026

Eurodeputetja franceze Manon Aubry, që i përket të majtës ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama të hënën në pallatin Elsyee.

Me anë të një postimi në X, Aubry thekson se Franca nuk duhet t'i japë dorën dhe të presë një kryeministër që po mashtron vendin për interesat e oligarkëve dhe të Trump. 

"Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u prit dje nga Macron, ndërsa Shqipëria ka qenë në revoltë për 23 ditë. Franca nuk duhet t'ia ofrojë dorën e saj të bardhë një qeverie që po e mashtron vendin e saj për interesat e Trump dhe oligarkëve. Rroftë revolucioni i flamingove rozë" -  shkruan eurodeputetja franceze. /LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI