Flash

24 ditë rezistencë, qytetarët kërkojnë "kokën" e Ramës: Dorëheqje!

Lapsi.al 23 June 2026

Qytetarët janë rikthyer edhe sot në protestë, në atë që konsiderohet si protesta e 24-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tubimi ka nisur në Sheshin Skënderbej, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.


“Rama jepe dorëheqjen”, vijon të jetë refreni i çdo proteste, ditë pas dite. Pas më shumë se tri javësh demonstrata të pandërprera në Tiranë, organizatorët dhe pjesëmarrësit e konsiderojnë protestën si një moment të rëndësishëm të mobilizimit qytetar.

 

Sipas protestuesve, revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit të të rinjve nga vendi.

Pjesë e protestave kanë qenë edhe përfaqësues të diasporës shqiptare, të cilët kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar tubimeve, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tyre si një tregues të pakënaqësisë së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI