Flash

Protesta, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS-së

Lapsi.al 23 June 2026

Ndërkohë që protestat vijojnë dhe ka mazhoranca është hedhur në sulm për të sulmuar këdo që del në shesh, Edi Rama ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. 

Sic mëson Lapsi.al takimi është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme në orën 8:30 në selinë e PS. 

Tema e diskutimit nuk dihet ende me siguri, por zhvillimet nga protesta që kërkon “kokën” e Edi Ramës pritet të jetë në fokus. 

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së të shtunën, socialistët janë hedhur në një sulm frontal në rrjetet sociale duke përbaltur e sulmuar protestuesit. Veç përfshirjes së iranianëve sipas Ramës, shigjetat tashmë janë drejtuar nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku aludohet për njerëz të Vetëvendosjes dhe Vlen që qëndrojnë pas protestës. 

Edi Rama është në kuotat e tij më të ulëta politike brenda vendit. Prej 24 ditësh me radhë protestat masive në bulevard i kërkojnë dorëheqjen nga posti që ai mban prej 13 vitesh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI