Flash

Berisha: Rama përgjon protestat masive me kamera robotike

Lapsi.al 23 June 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama ka vendosur kamera robotike për të përgjuar natë e ditë protestat paqësore masive që mbahen prej 24 ditësh në kryeqytet. Ai tha se projekti Smart-City duhej të monitorohej nga bashkisë, siç ndodh në botë.

“Çmenduria e diktaturës nuk kishte kufij. Sot Rama ka vendosur një sistem edhe më te thellë, survejimi se ai i diktaturës. Pas instalimit të aparaturave të regjistrimit të interneti në Shqipëri që bëri me rastin e bllokimit të Tik-tok-ut, dhe vazhdojnë dhe sot të kontrollojnë për të përgjuar, pajisja vendosej në dispozicion të policisë së shtetit, projektin Smart-city. Ky projekt është i bazuar në kamerat robotike, me rezolucion me aftësi të lartë. Në Europë administrohet nga bashkitë. Këtu keni një kamer robotike që suervejon natë e ditë protestën paqësore. Të gjitha janë vendosur anë e mban Tiranës, në disponim të shtetit banditeks dhe Policisë së Shtetit. Falënderoj protesusit, që edhe pse në një vapë të paparë mbushën bluvardin dhe kërkojnë dorëheqjen e narko-dikatorit. Iu bëj thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, në çdo kohë dhe rast. Kësaj proteste madhështore që mbjell shpresë. I bëj thirrje Diasporës të mbetet si gjer sot e angazhuar kundër këtij regjimi. Në shumë aspekte ky regjim e ka dëmtuar ekzistencën e popullit shqiptar. Dënoj sharjet e pakualifikueshme që Rama iu bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Ju garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Rama ka përdorur në Financial Times. Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë. Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme. Ai nuk sillet si padrino, por shumë më keq se padrino. Ai e konsideron Shqipërinë si sulltanat i kohërave të shkuara.”, tha ai. 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI