Flash

4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro

Lapsi.al 23 June 2026

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve mbikëqyrëse në industritë e sigurimeve të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, për periudhën e parë 4-mujore të vitit 2026, në çdo 5 dëme të paguara për klientët nga industria e sigurimevenë rajon, 1 u dëmshpërblye nga grupi SIGAL.  

Këto të dhëna e rendisin kompaninë si mbuluesen kryesore të dëmshpërblimeve në industrinë e sigurimeve në rajon.

Në 4 muajt e parë të vitit 2026, sipas të dhënave zyrtare, SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro për afërsisht 23 mijë raste përfituesish në sigurimet e jetës dhe të jojetës. 95 milionë euro pagoi e gjithë industria e sigurimeve të rajonit, jetë dhe jo-jetë tëmarra së bashku.

Vetëm për katër muajt e parë të vitit në Shqipëri kompania SIGAL dëmshpërbleu mbi 7,000 përfitues në sigurimet e jetësdhe të jo-jetës me afërsisht 9 milionë euro pagesa dëmesh.

Në Maqedoni të Veriut, grupi SIGAL dëmshpërbleu për 4 muajt e parë të vitit 2026 mbi 4.6 milionë euro për mbi 5,700 përfitues në sigurimet e jetës dhe jojetës, ose, e shprehur në monedhën vendase, rreth 283.5 milionë denarë maqedonas.

Në Kosovë, grupi SIGAL pagoi mbi 10,300 raste dëmesh me mbi 3.2 milionë euro në sigurimet e jetës dhe jojetës.

Në të tre vendet e rajonit, industria e sigurimeve përgjatëperiudhës janar-prill 2026 pagoi 95.5 milionë euro dëme, nga tëcilat 36.8 milionë euro u paguan në Maqedoni të Veriut, 31.1 milionë euro në Shqipëri dhe 27.6 milionë euro në Kosovë.

Afërsisht 1 në 5 dëme që industria e sigurimeve dëmshpërbleunë rajon, 18% e tyre u pagua nga SIGAL Insurance Group. 23 mijë përfitues konkretë dëshmojnë vlerën e një kontrate sigurimi me SIGAL, korrektësinë dhe përpikërinë e grupit në pagesat e shpejta dhe korrekte të dëmeve. Të dhënat bazohen në raportetzyrtare të tre autoriteteve mbikëqyrëse në rajon, AMF nëShqipëri, BQK në Kosovë dhe AMS në Maqedoni të Veriut. 

Të këshilluara

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI