Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

PS e akuzon si zëdhënës të Iranit/ Kush është ish-ushtari i UÇK që lexoi kërkesat e protestës

Lapsi.al 22 June 2026

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj lexoi mbrëmjen e së hënës 5 kërkesat e protestuesve ndaj qeverisë së Edi Ramës. Menjëherë ndaj tij nisën sulmet e përfaqësuesve të mazhorancës duke e quajtur zëdhënës të Iranit. 

“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë…. Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkruan Rama në postimin e tij.   

Edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e quajti Goxhajn, zëdhënës të Iranit. 

“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. 

Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. 

E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.

Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme” – shkruan Balla.

Kush është Dritan Goxhaj

Dritan Goxhaj është një ish-oficer i Ushtrisë Shqiptare dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai u bë i njohur në opinionin publik për shkak të angazhimit të tij në Luftën e Kosovës dhe përfshirjes së tij të mëvonshme në një proces gjyqësor të lidhur me Gjykatën Speciale të Kosovës (Dhomat e Specializuara) në Hagë.

Goxhaj është djali i kolonelit të njohur shqiptar, Dilaver Goxhaj. Babai i tij iu bashkua vullnetarisht UÇK-së dhe shërbeu si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të saj gjatë luftës.

Edhe Dritani i doli në ndihmë luftës në Kosovë duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së. Me formimin e tij si oficer aviacionit në Shqipëri, ai u autorizua nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së të mbante kontakte dhe të shërbente si oficer ndërlidhës me komandën e forcave amerikane dhe trupat e NATO-s që operonin në atë kohë.

Më 31 korrik 2023, Goxhaj u arrestua në Tiranë nga autoritetet shqiptare. Ky arrestim u krye me urdhër-arrest të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Prokuroria Speciale e akuzoi atë për veprat penale të "frikësimit gjatë procedurës penale" dhe "pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare". Sipas akuzës, ai kishte publikuar në rrjetet sociale (përmes një shkrimi/opinioni) emrat e disa dëshmitarëve të mbrojtur në proceset gjyqësore për krime lufte në Hagë. Vetë Goxhaj u mbrojt duke thënë se shkrimi ishte thjesht një opinion mediatik dhe nuk kishte kryer asnjë krim.

Më 10 tetor 2023, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe refuzoi ekstradimin e tij në Hagë, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga qelia. Gjykata e Lartë e Shqipërisë rrëzoi përfundimisht kërkesën për ekstradim, duke lënë në fuqi lirinë e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI