Flash

Kompania e Kushner reagon për Zvërnecin: Nuk jemi të përfshirë

Lapsi.al 22 June 2026

Edhe pse qeveria shqiptare dhe mediat që e mbështesin thonë se pas investimit të një resorti luksoz në Zvërnec qëndron Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, këta të fundit vijojnë ta mohojnë një gjë të tillë. 

E kontaktuar nga CNBC, kompania e Kushnerit, “Affinity Partners” e adresoi median amerikane te një firmë PR. 

Kjo agjencia tha se është “Sazan Real Estate Development LLC” është entiteti që zhvillon projektin dhe se Affinity Partners nuk ka asnjë përfshirje. 

Kompania e PR shtoi se çdo partner amerikan i saj ishte i përfshirë në cilësinë e tij personale.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: të celebrojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë”, - tha në një deklaratë për CNBC, Asher Abehsera, drejtues i “Sazan Real Estate Development LLC”.

“E ardhmja e projektit në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, tha Abehsera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI