Flash

PS në sulm, Rama nxjerr një tjetër ministër t'i kërkojë mandatin Marjana Koçekut

Lapsi.al 22 June 2026

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se mandati i deputetes në fjalë i përket PS dhe jo individit, duke iu referuar mënyrës së përzgjedhjes së saj sipas Kodit Zgjedhor.

Sipas Demos, deputetja ka qenë e para në listën e mbyllur dhe nuk ka marrë asnjë votë personale, ndërsa theksoi se çdo deputet duhet të jetë transparent me votuesit e tij.

 
Ai nënvizoi se kompaktësia e grupit parlamentar mbetet e fortë dhe se Partia Socialiste është e qartë për proceset që ka përpara, veçanërisht në raport me objektivat strategjike të vendit.

 
 
“ Ai mandat është i PS-së dhe jo i deputetes në fjalë. Sipas Kodit Zgjedhor, ajo ka qenë e para në listën e mbyllur dhe nuk ka marrë asnjë votë personale. Çdo deputet duhet të jetë transparent me votuesit, por votuesit e saj janë në kah tjetër me atë që ajo thotë.

Ne kishim në fundjavë takimin e grupit parlamentar, ku u folën tema që lidhen me prioritetet e grupit. Unë besoj se kompaktësia e grupit është e padiskutueshme dhe PS-ja, si edhe grupi parlamentar, janë shumë të qartë për këtë proces delikat.

Duhet të jemi shumë të fokusuar për të plotësuar kushtet që vijnë për ne në BE. Nga pikëpamja politike dhe puna që PS ka bërë me energjizimin e saj, besoj se jemi të sigurt për atë që ne përfaqësojmë dhe kemi si objektiv.

 
PS është e shëndetshme dhe e gatshme që, po ashtu, të arrijë hapa të shpejtë për të gjitha sistemet.”   

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI