Flash

"Rrugët e florinjta" të Ramës, 365 milionë euro për autostradën Milot-Balldren

Lapsi.al 22 June 2026

Detaje të reja teknike dhe financiare mbi projektin rrugor Milot-Balldren janë bërë publike nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministri sqaroi se ky aks prej 17 kilometrash përbën një nga nyjet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian në Shqipëri dhe synon të zgjidhë përfundimisht problematikat e ngarkesës së trafikut në këtë zonë.

Projekti parashikon që autostrada e re të ndërtohet mbi një gjurmë tërësisht të re, duke mos cenuar infrastrukturën aktuale. Rruga ekzistuese do të vijojë të mbetet në funksion si një rrugë alternative për qytetarët.

Sipas të dhënave të prezantuara, segmenti do t’u përgjigjet parametrave më të lartë të sigurisë dhe qarkullimit rrugor, duke u klasifikuar në Kategorinë A.

“Aksi me gjatësi 17 km do të ndërtohet sipas standarteve të të autostradës së kategorisë A me nga 2 korsi qarkullimi dhe korsi emergjence në cilin drejtim. Aksi i ri do të ketë një gjurmë tërësisht të re ndërsa rruga ekzistuese do të vijojë të funksionojë si rrugë alternative“, specifikoi ministri Karakaçi.

Një nga pjesët më komplekse të këtij projekti është ndërtimi i një tuneli modern që do të mundësojë anashkalimin e plotë të qytetit të Lezhës, në një zonë ku aktualisht nuk ka infrastrukturë rrugore.

“Secili tub tuneli do të ketë një gjatësi prej 850 metrash. Tuneli është pjesë e segmentit të ri që do të ndërtohet mes urës së drinit dhe balldrenit, ku aktualisht nuk ekziston infrastrukturë rrugore”, sqaroi kreu i dikasterit të Infrastrukturës.

Përveç tunelit me dy tuba, autostrada e re do të jetë e pajisur me një sërë veprash arti dhe sistemesh teknologjike të avancuara, ku përfshihen ura, nyje lidhëse, rrugë shërbimi për zonat përreth, si dhe sisteme inteligjente për monitorimin e vazhdueshëm të trafikut.

Lidhur me anën financiare dhe formën e menaxhimit, Karakaçi bëri me dije se projekti kap vlerën e 365 milionë eurove. Ky investim do të realizohet përmes modelit të Partneritetit Publik Privat (PPP) dhe kontrata do të shtrihet në një periudhë koncesionare prej 35 vitesh, ku përfshihet edhe infrastruktura e nevojshme për tarifimin e mjetetve që do të kalojnë në këtë segment.

Të këshilluara

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI