Flash

Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital

Lapsi.al 22 June 2026

Përtej tryezave të rrumbullakëta, deklaratave zyrtare dhe kapitujve të negociatave, integrimi europian po bëhet gjithnjë e më i prekshëm në jetën e përditshme të shqiptarëve. Ai reflektohet në mënyrën se si komunikojmë, udhëtojmë, punojmë dhe lidhemi me Europën. Vendimi i fundit i Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së shënoi një hap të rëndësishëm drejt heqjes së një prej barrierave të fundit në komunikimin.

Në një konferencë të posaçme për mediat, One Albania prezantoi vizionin e saj për të mbështetur këtë proces. Si pjesë e Grupit 4iG, kompania po investon në teknologji, infrastrukturë dhe shërbime të reja. Këto investime afrojnë Shqipërinë me standardet europianetë komunikimit.

“One Albania është përpjekur të jetë në pararojë të këtij procesi. Para tre vitesh u bëmë pjesë e marrëveshjes për heqjen e roaming në Ballkanin Perëndimor. Jemi operatori i vetëm në Shqipëri që iu bashkua nismës për reduktimin e tarifave roaming data me 37 operatorë të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Muajin e kaluar hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm. Prezantuam planet e reja One EU, të cilat përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Kjou bë e mundur falë partneriteteve me 87 operatorë dhe reflekton angazhimin tonë për t’i sjellë qytetarët shqiptarë më pranë eksperiencës europiane të komunikimit”,- u shpreh drejtori ekzekutiv i One Albania, Barna Kútvölgyi.

Ndërsa Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë të re negociatash përheqjen e tarifave roaming, hapi i radhës do të jetë përshtatja e kuadrit ligjor, rregullator dhe teknik. Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Irena Malolli, vlerësoi rëndësinë e këtij procesi si pjesë të rrugëtimit europian të Shqipërisë. Ajo u ndal edhe te rëndësia e investimeve që mbështesin progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Në 4 qershor është marrë vendim për hapjen e negociatave për heqjen e tarifave roaming. Ështe vendosur një urë bashkëpunimi dhe komunikimi e ngushtë me kompanitë e telekomunikacionit qysh herët në mënyrë që të kemi rritje të gatishmërisë dhe përgatitjes operacionale. Bashkëpunimi mes institucioneve publike, autoriteteve rregullatore dhe operatorëve të komunikimeve elektronike do të luajë një rol kyç në përafrimin e Shqipërisë me standardet europiane dhe në krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët”, - tha Malolli. 

Si pjesë e Grupit 4iG, One Albania mbetet e fokusuar në modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e zgjidhjeve që e bëjnë tregun më të hapur dhe më konkurrues. Grupi 4iG sjell në Shqipëri eksperiencën rajonale dhe një qasje të qëndrueshme ndaj zhvillimit teknologjik. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI