Flash

Në kulmin e protestave, Rama niset drejt Parisit për një drekë me Macron

Lapsi.al 22 June 2026

Në kohën kur protestat kundër tij po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe Tirana po përgatitet për një tjetër tubim masiv, Edi Rama ka zgjedhur të udhëtojë drejt Parisit. 

Zyrtarisht, Kryeministria njofton një “drekë pune” me Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, por njoftimi nuk përmban asnjë objektiv konkret, as marrëveshje për t’u nënshkruar dhe as ndonjë projekt të ri që justifikon urgjencën e kësaj vizite.

Në këto kushte, koha dhe rrethanat e takimit lënë të kuptohet se Rama nuk shkon në Paris për të kërkuar investime apo për të folur për procedurat e integrimit, por për diçka më të rëndësishme për të: mbështetje politike nga një prej aleatëve më të fuqishëm europian, në një moment kur pushteti i tij po përballet me sfidën më serioze në rrugë dhe kur një pjesë e opinionit europian po e sheh me vëmendje, e madje me simpati, revoltën qytetare në Shqipëri.

NJOFTIMI I KRYEMINISTRISE

*Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Edi Rama zhvillon vizitë zyrtare në Paris me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron*
                                                                                                                                                                                                                                                                                            Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara. 
                                                                                                                                                                                                                                                                                                  Takimi është në vijimësi të takimeve  ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike. 
                                                                                                                                                                                                                                                                                                    Shqipëria vlerëson rolin e Francës dhe angazhimin personal të Presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe në mbështetjen e perspektivës europiane të rajonit. Në këtë kontekst, vizita në Paris pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI