Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

Lapsi.al 23 June 2026

Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një pagë të barabartë me pagën mesatare neto mujore zyrtare prej 760 euro, nëse jeton i vetëm duhet të shpenzojë në një muaj rreth 853 euro, çka do të thotë se këto të ardhura atij nuk i mjaftojnë për të bërë një jetë normale dhe do të duhet të heqë dorë nga disa shpenzime jo të domosdoshme për të mbyllur muajin.

Të dhënat u bënë të ditura në një raport të fundit të Tradingpedia, e cila llogarit se raporti i shpenzimeve, si përqindje e pagës për një person të vetëm, që jeton në Tiranë është 112.2%. Ky është niveli i dytë më i lartë në Europë, duke lënë pas vetëm Lisbonën e Portugalisë, ku treguesi është 121.4%.

Tirana dhe Lisbona janë të vetmet qytete në Europë, ku paga mesatare mujore nuk mjafton që një individ të kalojë muajin, duke përllogaritur shpenzime për ushqime, shtëpinë, transport, kujdes personal, apo dhe argëtim.

Për të zbuluar se cilat kryeqytete ofrojnë standardin më të mirë të jetesës me barrën më të vogël financiare në raport me të ardhurat mujore, Tradingpedia krahasoi të dhëna nga 37 kryeqytete evropiane, duke marrë parasysh shpenzimet e përditshme dhe pagat mesatare neto mujore (paga “reale” pasi zbriten të gjitha taksat dhe detyrimet nga paga bruto). Informacioni për Shqipërinë është përpunuar nga Monitor.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore neto është 760 euro, ndërsa që një individ i vetëm të jetojë normalisht, raporti përllogarit që duhen 852 euro. Shpenzimi më i lartë është për qiratë, duke marrë 93% të të ardhurave, çka bën që individit të mos i dalë pjesa tjetër e pagës, që i mbetet prej 50 euro, ndaj ai duhet të marrë hua, apo të zgjedhë të vazhdojë të jetojë me prindërit, apo të ndajë qiranë me dikë tjetër.

Më herët, Monitor publikoi se qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të agjencive imobiliare. Sipas koeficientit ndërkombëtar që përdoret për vlerësimin e përballueshmërisë së strehimit, qiraja konsiderohet e përballueshme kur nuk kalon 30% të ardhurave mujore bruto të familjes ose individit. Kur qiraja kalon mbi 30% të të ardhurave mujore, ajo konsiderohet e papërballueshme dhe sinjalizon stres financiar te një familje për strehimin. Nëse arrin mbi 50%, kjo gjendje quhet “housing cost burden” ekstrem, që rrit rrezikun e pasigurisë në strehim.

Nga llogaritjet, sipas formulës së koeficientit ndërkombëtar, një individ duhet të shpenzojë 77% të ardhurave të tij bruto apo 720 euro për të paguar shpenzimet e qirasë.

Nëse merret parasysh paga mesatare neto prej rreth 72 mijë lekësh (740 euro), shpenzimet për qiranë arrijnë rreth 97% të të ardhurave mujore neto, duke e bërë strehimin praktikisht të papërballueshëm për një individ mesatar.

Në të dyja rastet, treguesit qëndrojnë ndjeshëm mbi pragun prej 30% që konsiderohet kufiri i përballueshmërisë së kostove të banimit. 

Kosto e jetesës për individ, më e shtrenjta në rajon

Sipas raportit të Tradingpedia, në Serbi shpenzimet mujore për një individ të vetëm janë 994 euro, por me pagën neto më të lartë prej 1084 euro, treguesi është 91.7%.

Në Maqedoninë e Veriut, me pagë neto mujore të ngjashme me tonën, në 769 euro, një individi i duhen për të bërë një jetesë normale 702 euro, ose 91.3% të të ardhurave.

Në Podgoricë janë të mjaftuesme 759 euro, ndërsa paga mesatare mujore neto është 1013 euro.

Kosto më e lirë e jetesës në rajon është në Bosnjë Hercegovinë, me 584 euro, për një pagë prej 883 eurosh, ose  66.2%.

Në Tiranë, jetesa e një individi është relativisht më e shtrenjtë dhe se në Londër, ku duhen 86% e të ardhurave, apo në Romë (93.5%).

Qyteti më i lirë është Brukseli, ku gjysma e të ardhurave mjafton për të jetuar normalisht, për një individ.

Tradingpedia ka llogaritur dhe koston e jetesës për një familje mesatare me 4 persona, me dy të rritur që punojnë me rroga mesatare. Sipas këtij treguesi ardhurat e familjes janë 1520 euro në muaj, duke supozuar që punojnë dy të rritur me paga mesatare. Një shpenzim për një familje me katër persona llogaritet në 1353 euro në muaj, për të cilin duhen shpenzuar gati 90% e të ardhurave. / Monitor

Të këshilluara

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI