Flash

Po ndiqte një shqiptar, humb jetën polici në Itali

Lapsi.al 23 June 2026

Francesco Imprezzabile, një oficer policie italian 39-vjeçar, humbi jetën gjatë një ndjekjeje të një makine që nuk u ndal në një pikë kontrolli të hënën në mbrëmje në Milano. 

Ndjekja filloi rreth orës 21:30 në periferi të qytetit dhe efektivi i policisë ishte me motorin e tij. 

Mediat thonë se polici duket humbi kontrollin dhe u rrëzua. Rënia ishte fatale. Hetimet paraprake kanë përjashtuar mundësinë e një përplasjeje.

Shoferi që nuk i ndaloi policisë është një 27-vjeçar shqiptar që u arrestua pranë Monzës së bashku me një person të dytë. I riu me iniciale B.G. ishte nën masën e detyrimit për t’u paraqitur për një krim tjetër.  

Pas marrjes në pyetje ai u dërgua në Burgun e San Vittore. Para hetuesve ai u shpreh: "Ika sepse nuk doja telashe. I kërkoj falje familjes sime dhe Italisë." 

Ai tha se nuk u ndal në pikën e kontrollit sepse kishte disa gramë hashash me vete dhe nuk donte “telashe”. I riu gjithashtu pretendoi se nuk e vuri re oficerin që po e ndiqte me motor të rrëzohej. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI