Flash

Lubonja në “France24”: Protestat, kundër sistemit. Rama: Ka ndërhyrje nga jashtë

Lapsi.al 23 June 2026

Televizioni shtetëror francez “France 24” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë asaj që po ndodh në Shqipëri me protestat kundër qeverisë. 

Përveç intervistave me protestues gazetarët francezë kanë intervistuar edhe shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja. Sipas tij, çështja nuk është vetëm te investimi i Kushner, por te zemërimi i akumuluar prej vitesh kundër sistemit. 

“Është një frustrim i madh që është grumbulluar prej vitesh për shkak të sistemit politik dhe ekonomik të krijuar në Shqipëri, një sistem i dominuar nga oligarkët dhe krimi i organizuar që po bëhet gjithnjë e më i fortë. Shpresoj që presioni të mos bjerë vetëm mbi Kushner, por mbi këtë sistem” – thotë Lubonja. 

Në emision është transmetuar edhe një pjesë nga një intervistë me kryeministrin Edi Rama. Ai përsërit se protestat po shfrytëzohen nga faktorë të jashtëm.  

“Saktësisht çfarë po ndodh. Ka shumë ndërhyrje, qoftë ndërhyrje nga Irani, me të cilin kemi qenë në një luftë kibernetike për 3 vjet, ose ndërhyrje nga konkurrentët në të gjithë rajonin që nuk e duan këtë zhvillim në Shqipëri. 

Siç e thashë, janë dhe të gjitha shqetësimet e tjera të një pjese të popullsisë që duan gjëra të ndryshme, por ne u zgjodhëm për të bërë atë që premtuam, dhe midis premtimeve është ky projekt. Është shumë interesante, sepse në Tiranë ka protesta, në Vlorë ku supozohet të bëhet projekti, njerëzit e duan projektin”- tha Rama. ©LAPSI.al 

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI