Flash

Kamioni përplaset me makinën, ndërron jetë qytetari nga Kosova

Lapsi.al 24 June 2026

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë–Milot, në afërsi të fshatit Gocaj. Sipas policisë, rreth orës 04:30 një automjet tip kamion, i drejtuar nga shtetasi A. M., është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit, K. B., humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, F. B., dhe djali i tij, po ashtu me inicialet F. B., mbetën të plagosur dhe u transportuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI