Flash

Berisha: Nuk mund të ketë çështje tjetër sot në parlament, ka rënë siguria kombëtare!

Lapsi.al 24 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën e krijuar rreth ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si një çështje me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Gjatë fjalës së tij në foltore, ai e lidhi çështjen me Ergys Agasi dhe hodhi një sërë akuzash ndaj tij, Hysenit dhe Ramës. 

Berisha theksoi se, Agasi kishte ushtruar ndikim mbi institucione dhe grupe kriminale, ndërsa akuzoi Hysenin se kishte bashkëpunuar me struktura kriminale dhe se kishte përdorur informacionin dhe kapacitetet e SHISH-it në funksion të tyre.

"Ju sot jeni më shumë se kurrë Ergys Agasë, Vlora Hysenë dhe Edi Ramë. Këta jeni, me asgjë nuk mbroheni ju. Ju tregoni se nuk keni asnjë interes kombëtar, shoqëror tjetër përveç interesave individuale tuajat. Si mund të qëndroni ju para këtij akti të pashembullt në historinë e botës? Çfarë përgjegjësie ndjeni ju ndaj kësaj apo kërkoni ta mbuloni me historinë rozë? Apo kërkoni ta paraqisni Ramën viktimë të saj? Apo kërkoni ta mbuloni me partneritetin e shërbimit me shërbime të tjera?

Po të gjitha këto janë historitë më të turpshme për një shtet që është narkoshtet. A e patë ju apo jo? Një vend i madh mik kishte planifikuar ta dekoronte me dekoratën më të lartë të veten. Dhe ju e paraqisni sot për avokati dhe jo si një dëshmi e një tradhtie të madhe që Edi Rama me ndihmësen e saj, e ka pasur kryesore. U përpoq t’ia faturojë Vali Bizhgës. Jo mo zotëri, në asnjë ligj, në asnjë nen, shefi i kabinetit të kryeministrit nuk ka asnjë lidhje në mënyrë kategorike me shefin e shërbimit të vendit.

Shefi i shërbimit të vendit ka vetëm dy lidhje, presidentin dhe kryeministrit. Por tani që kanë shpërthyer ujërat e zeza tuajat në të katër anët, tani ju... çfarë të përfundoj? Nuk mund të ketë çështje tjetër përveç kësaj sot, ka rënë siguria kombëtare. Pse je ti i papërgjegjshëm dhe do ta kapërcesh sikur nuk ka ndodhur gjë, kjo nuk mund të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë autopsinë e plotë, të vërtetën e të gjithë kësaj ngjarje të pashembullt. Njeriu i paguar për sigurinë e tyre ka bashkëpunuar me kartelet dhe bandat më të rrezikshme të krimit, me autorësinë e Edi Ramës, e Padrinos.

Nuk është një ditë kjo si të tjerat, në 35 vite, asnjë ditë nuk ka pasur si kjo. Fatos Klosi ka bashkëpunuar me bandat, i ka përdorur ato kundër kundërshtarëve politikë, kurse kjo ishte një ushtare e bandës, një ushtare e shpifur, e turpshme. Dhe së fundi, thotë e kisha bashkëpunëtor. Shteti i narkosve nuk shkoi më tutje. Shiko sa e ulët, sa pa karakter. Dhe një ditë përpara nxjerr Batonin, i cili u thotë shqiptarëve se ajo, prisni njëherë a ka pasur detyrë apo nuk ka pasur detyrë. Çfarë jeni kështu mo? Si mund të jeni kaq antishqiptarë? Si mund të toleroni një gjë të tillë ju?

Si mund të personifikoni veten tuaj me Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin? Ju jeni skllevër të Padrinos. Po, po. Jeni skllevër të mëkateve tuaja. Si mund të silleni në këtë mënyrë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndaj sot debati do të jetë vetëm për këtë çështje dhe kreu i juaj të njoftojë dorëheqjen aty ku është dhe të vijë me urgjencë këtu," tha Berisha

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI