Flash

Kanye West pranon gabimet: “Humba kontaktin me realitetin”

Lapsi.al 27 January 2026
Kanye West pranon gabimet: “Humba kontaktin me realitetin”

Reperi amerikan Kanye West ka deklaruar se një aksident automobilistik i ndodhur rreth 25 vite më parë ka ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e tij mendor dhe ka çuar në zhvillimin e çrregullimit bipolar të tipit 1. Deklarata u bë publike përmes një reklame me faqe të plotë në Wall Street Journal, ku artisti kërkoi gjithashtu falje për deklaratat dhe veprimet raciste dhe antisemite të viteve të fundit.

West, 48 vjeç, shpjegon se pas aksidentit kishte pësuar thyerje të nofullës dhe dëmtime në lobin frontal të djathtë të trurit, të cilat – sipas tij – nuk u diagnostikuan siç duhet në atë kohë. Ai pretendon se mungesa e ekzaminimeve të plota neurologjike ka ndikuar negativisht në shëndetin e tij mendor dhe në përkeqësimin e gjendjes së tij psikologjike.

“Në gjendje manie, nuk e kupton se je i sëmurë. Mendon se të tjerët po e teprojnë, ndërsa në të vërtetë po humbet kontaktin me realitetin,” shkruan West, duke përshkruar përvojën e tij me çrregullimin bipolar si “bindës dhe të rrezikshëm”, pasi të krijon iluzionin se nuk ke nevojë për ndihmë.

Ai pranon se gjatë kësaj periudhe ka thënë dhe ka bërë gjëra për të cilat ndihet “thellësisht i penduar”, përfshirë përdorimin dhe promovimin e simboleve naziste si svastika. “Nuk jam nazist dhe as antisemit. I dua njerëzit hebrenj,” thekson ai në letër.

West iu drejtua edhe komunitetit afrikano-amerikan, duke kërkuar falje për zhgënjimin që ka shkaktuar. “Komuniteti i zi është themeli i asaj që jam. Më vjen shumë keq që ju kam zhgënjyer,” shkruan ai.

Reperi thekson se nuk po kërkon simpati apo justifikim, por shpreh angazhimin për trajtim, përgjegjësi dhe ndryshim real. “Fjalët e mia kanë ndikim global. Në gjendje manie e humba plotësisht këtë vetëdije,” shton ai, duke kërkuar durim dhe mirëkuptim ndërsa, sipas tij, përpiqet të “gjejë rrugën e kthimit”.

Kanye West ka qenë në qendër të polemikave të shumta vitet e fundit, përfshirë deklarata antisemite, veshje dhe simbole ekstremiste, si dhe sulme verbale ndaj figurave publike. Si pasojë, disa bashkëpunëtorë dhe marka të mëdha, përfshirë Adidas, kanë ndërprerë marrëdhëniet me të. Deri tani, asnjë nga ish-miqtë apo bashkëpunëtorët e tij nuk ka reaguar publikisht ndaj kërkim-faljes së fundit.

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI