Flash

David dhe Victoria Beckham reagojnë pas deklaratës së Brooklyn

Lapsi.al 25 January 2026
David dhe Victoria Beckham reagojnë pas deklaratës së Brooklyn

David dhe Victoria Beckham kanë ndarë publikisht kujtime pozitive me djalin e tyre Brooklyn Beckham, në reagimin e parë indirekt që prej deklaratës së bujshme të tij kundër prindërve.

Çifti komentoi në një postim në Instagram të fotografit britanik Platon, i cili të premten publikoi dy foto të David Beckham, të realizuara në vitin 2006.

Në njërën prej fotove, David Beckham, sot 50 vjeç, shihet me shpinë nga kamera, duke treguar tatuazhet në shpinë me emrat e fëmijëve të tij: Brooklyn, Romeo dhe Cruz.

“Kujtime të bukura”, shkroi ish-futbollisti në komentin e tij.

Edhe Victoria Beckham reagoi duke shkruar: “Sjellin ndër mend kujtime shumë të bukura!” 

Këto janë komentet e para publike të David dhe Victoria Beckham që prej postimit të Brooklyn Beckham, në të cilin ai deklaroi se nuk dëshiron të pajtohet me familjen e tij.

[embed]https://www.instagram.com/p/DT0gQIqgJqT/?hl=en&img_index=1[/embed]

Fotografi Platon shpjegoi në përshkrimin e postimit se fotot janë realizuar në vitin 2006, kur David Beckham luante për Real Madridin. Në studio, Victoria kishte mbërritur me fëmijët: Brooklynin 7-vjeçar, Romeon 4-vjeçar dhe Cruz, ende foshnjë.

“Brooklyn dhe Romeo vrapuan në studio me fanella futbolli, duke luajtur me topa dhe duke bërë truke,” shkroi Platon. Ai tregoi gjithashtu se gjatë fotosesionit, Brooklyn vrapoi drejt babait të tij dhe e përqafoi, ndërsa pak më vonë iu bashkua edhe Romeo.

“Në një moment, e gjithë familja u përqafua larg kamerave. Ishte një çast i ndjerë, spontan, mes një seti gjigant fotografik dhe dhjetëra njerëzve përreth,” shtoi fotografi.

Platon theksoi gjithashtu se fama ka një çmim të lartë dhe se shpesh janë familjarët ata që e paguajnë më shumë.

Postimi i fotografit vjen vetëm pak ditë pasi Brooklyn Beckham, 26 vjeç, deklaroi publikisht se “nuk dëshiron të pajtohet me familjen”, duke i akuzuar prindërit për “gënjeshtra të panumërta” dhe për përpjekje për të “shkatërruar” marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.

Ai pretendoi se Victoria Beckham kishte hequr dorë në momentin e fundit nga krijimi i fustanit të nuses për martesën e vitit 2022, si dhe e akuzoi për një incident gjatë dasmës, ku sipas tij ajo prishi  kërcimin e çiftit, duke e lënë Nicolën të ndjehej e poshtëruar.

David dhe Victoria Beckham nuk kanë reaguar drejtpërdrejt ndaj akuzave të djalit të tyre. Megjithatë, David Beckham bëri një koment të përgjithshëm gjatë një interviste televizive, ku foli për gabimet e fëmijëve:

“Fëmijët bëjnë gabime, por atyre duhet t’u lejohet të gabojnë. Kështu mësojnë,” u shpreh ai.

“Ndonjëherë duhet t’i lësh të bëjnë gabimet e tyre.”

Të këshilluara

Oscar 2026: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet për Oscar 2026 u shpallën të enjten në mëngjes, duke nisur fazën përfundimtare të sezonit të gjatë të çmimeve në Hollywood. Danielle Brooks (“The C...

18:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI