Flash

“Mollë e kalbur” – ish-parukieri sulmon Nicola Peltz

Lapsi.al 21 January 2026
“Mollë e kalbur” – ish-parukieri sulmon Nicola Peltz

Ish-parukieri i Nicola Peltz, Justin Anderson, ka sulmuar publikisht aktoren, duke e quajtur atë një “mollë të kalbur”, ndërsa ka shprehur hapur mbështetjen e tij për familjen Beckham në konfliktin e vazhdueshëm dhe të tensionuar me djalin e tyre, Brooklyn Beckham.

Anderson bëri deklaratat e forta në seksionin e komenteve nën një postim në Instagram të faqes Best of Bravo, duke rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tyre profesionale të prishur prej vitesh.

“Gruaja e Brooklyn është një nga ‘VIP-at’ më të këqij me të cilët kam punuar ndonjëherë. Është ajo problemi,” shkroi ai, duke e përshkruar aktoren 31-vjeçare si një “mollë shumë të kalbur”. “Dihet se sa e bashkuar është në të vërtetë familja Beckham,” shtoi ai më tej.

Më vonë, Anderson i përforcoi komentet e tij edhe në Instagram Stories, duke thënë se ishte alarmuar që në momentin kur mësoi për martesën e Nicola Peltz me Brooklyn Beckham.

“Kur pashë që po martoheshin, mendova: ‘Kjo nuk do të përfundojë mirë për atë familje’. Energji e frikshme,” u shpreh Anderson. “Dhe nuk ndihem aspak keq që e them. Kur dikush nuk është njeri i mirë, kjo gjithmonë del në pah. Nuk mund të fshihet.”

Anderson ka punuar me Peltz në vitin 2014, gjatë turneut promovues të filmit Transformers: Age of Extinction, kur aktorja ishte vetëm 19 vjeçe. Megjithatë, bashkëpunimi i tyre ishte jetëshkurtër. Burime për Page Six bëjnë me dije se ai u zëvendësua pasi, sipas tyre, i kishte dëmtuar rëndë flokët aktores gjatë një trajtimi me bojë dhe zbardhues.

“Justin rikthehet në vëmendje për pesë minuta sa herë që ka ndonjë dramë me Nicola-n,” tha një burim. Kkurrë nuk ka pasur një konflikt të drejtpërdrejtë mes tyre.”

Deklaratat e parukierit vijnë vetëm pak ditë pasi Brooklyn Beckham tronditi rrjetin me një reagim të gjatë dhe të ashpër ndaj prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.

Në një deklaratë publike në Instagram, Brooklyn i akuzoi prindërit se kishin shpërndarë “gënjeshtra të panumërta” për të dhe bashkëshorten e tij dhe se kishin tentuar vazhdimisht të shkatërronin martesën e tij me Nicola Peltz.

Ai gjithashtu pretendoi se Victoria Beckham kishte sabotuar dasmën e tyre në vitin 2022, duke anuluar dizajnimin e fustanit të nuses në momentin e fundit dhe duke ndërhyrë në mënyrë të papërshtatshme gjatë vallëzimit të parë të çiftit.

Pas publikimit të deklaratës së Brooklyn, shumë figura të lidhura me familjen Beckham kanë nisur të mbajnë anë të ndryshme. Madje, edhe Rebecca Loos, ish-e dashura e David Beckham, shprehu publikisht mbështetjen e saj për Brooklyn, ndërsa këngëtarja Lily Allen ndau një postim simbolik në rrjetet sociale.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI