Flash

Ish-asistentja e David Beckham mbështet Brooklyn pas akuzave

Lapsi.al 20 January 2026
Ish-asistentja e David Beckham mbështet Brooklyn pas akuzave

Rebecca Loos, ish-asistentja personale e David Beckham që dikur pretendoi se kishte pasur një aferë me të, ka dalë publikisht në mbështetje të Brooklyn Beckham mes përplasjes së tij të ashpër me prindërit.

Loos, sot instruktore yoga, reagoi në Instagram ndaj një komenti të një ndjekësi, duke përgëzuar Brooklyn-in për deklaratën e tij publike, në të cilën ai akuzon prindërit se e kanë kontrolluar për vite me radhë dhe se kanë tentuar të dëmtojnë martesën e tij me Nicola Peltz.

“Jam shumë e lumtur që më në fund po qëndron për veten dhe po flet publikisht. Më ka ardhur shumë keq për gruan e tij, duke e ditur shumë mirë se si mund të sillen ata,” shkroi Loos, duke iu referuar çiftit Beckham. Në një koment tjetër ajo shtoi: “E vërteta gjithmonë del në shesh.”

Rebecca Loos  deklaroi publikisht në vitin 2004 se kishte pasur një lidhje me David Beckham gjatë kohës që ai luante për Real Madrid në Spanjë. Edhe pse David dhe Victoria i mohuan me forcë akuzat, Loos ka këmbëngulur në versionin e saj ndër vite.

Nga ana tjetër, Brooklyn Beckham, 26 vjeç, reagoi së fundmi përmes Instagram Stories, duke thënë se nuk kishte më “asnjë zgjidhje tjetër” përveçse të fliste hapur. Ai deklaroi se nuk dëshiron pajtim me familjen e tij dhe se për herë të parë në jetë po vepron i lirë nga kontrolli i prindërve.

“Për gjithë jetën time, prindërit e mi kanë kontrolluar narrativat në media për familjen tonë,” shkroi ai, duke i akuzuar për marrëdhënie joautentike, postime performative në rrjete sociale dhe përhapje të gënjeshtrave për të ruajtur “fasadën” e markës Beckham.

Brooklyn akuzoi gjithashtu prindërit se janë përpjekur vazhdimisht të shkatërrojnë marrëdhënien e tij me Nicola Peltz, përfshirë anulimin në minutën e fundit të fustanit të nusërisë nga Victoria Beckham dhe një incident në dasmën e tyre, ku, sipas tij, Victoria i prishi momentin e vallëzimit të parë me nusen.

“Familja ime vlerëson promovimin publik dhe marrëveshjet tregtare mbi gjithçka tjetër. ‘Dashuria’ matet me sa poston në rrjete sociale,” shtoi ai.

Burime pranë çiftit kanë deklaruar se gjithçka që Brooklyn ka thënë është e vërtetë dhe se aktualisht një pajtim nuk duket i mundur, për shkak të një “prishjeje të madhe të besimit”.

Sipas tyre, Brooklyn dhe Nicola kanë tentuar ta zgjidhin situatën privatisht, por kanë arritur në pikën kur nuk mund t’u besojnë më David dhe Victoria Beckham.

 

Të këshilluara

Keith Urban në një romancë të re dashurie

Keith Urban raportohet se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, vetëm pak kohë pas divorcit të bujshëm nga Nicole Kidman. Sipas mediave të huaja...

13:02

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI