Flash

Julio Iglesias nën akuza të rënda për sulm seksual

Lapsi.al 19 January 2026
Julio Iglesias nën akuza të rënda për sulm seksual

Dy gra kanë akuzuar këngëtarin spanjoll Julio Iglesias për sulm seksual gjatë kohës që punonin për të, duke pretenduar se ai kishte “normalizuar abuzimin” në një ambient pune kërcënues, shtrëngues dhe të dhunshëm.

Akuzat, të publikuara nga media spanjolle elDiario.es dhe televizioni amerikan Univision, janë aktualisht nën hetim nga drejtësia spanjolle. Sipas dëshmive, ngjarjet e pretenduara kanë ndodhur në vitin 2021, në pronat e Iglesias në Punta Cana (Republika Dominikane) dhe Lyford Cay (Bahamas).

Sipas raportimeve, këngëtari dhe avokati i tij nuk iu përgjigjën kërkesave për koment para publikimit të artikujve. Ndërkohë, një grua e identifikuar si menaxhere e një prej pronave të tij në Karaibe i ka quajtur akuzat “absurde”.

Njëra nga gratë, një punonjëse shtëpie e quajtur me pseudonimin Rebeca, ka deklaruar se Iglesias e thërriste shpesh në dhomën e tij në fund të ditës dhe e prekte pa pëlqimin e saj.

“Ndihesha si objekt, si skllave”, ka thënë ajo.

Rebeca, e cila ishte 22 vjeçe në atë kohë, ka pretenduar gjithashtu se ishte detyruar të merrte pjesë në marrëdhënie treshe me një punonjëse tjetër, si dhe ka përshkruar episode dhune fizike, përfshirë shuplaka dhe prekje intime me forcë.

Gruaja tjetër, një fizioterapiste nga Venezuela e identifikuar si Laura, ka deklaruar se Iglesias e ka prekur në gjoks dhe e ka puthur pa dëshirën e saj. Ajo ka shtuar se këngëtari e kërcënonte vazhdimisht me largim nga puna, kontrollonte ushqimin që konsumonte dhe e pyeste për ciklin menstrual.

“Më thoshte gjithmonë se isha e shëndoshë dhe duhej të dobësohesha”, ka treguar Laura, duke e përshkruar ambientin si një vend ku abuzimi ishte i zakonshëm.

Sipas mediave që kanë hetuar rastin për tre vite, akuzat mbështeten nga prova dokumentare, përfshirë fotografi, regjistra telefonikë, mesazhe dhe raporte mjekësore. Edhe ish-punonjës të tjerë kanë përshkruar një ambient pune të frikshëm dhe me presion të vazhdueshëm.

Mësohet se më 5 janar, Rebeca dhe Laura kanë depozituar një padi penale për sulm seksual dhe trafikim njerëzor në Gjykatën Kombëtare të Spanjës, e cila heton krime të kryera jashtë territorit të vendit.

Të këshilluara

Keith Urban në një romancë të re dashurie

Keith Urban raportohet se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, vetëm pak kohë pas divorcit të bujshëm nga Nicole Kidman. Sipas mediave të huaja...

13:02

Diss ndaj Drake? A$AP Rocky ndez rrjetin

A$AP Rocky ka nxitur reagime të shumta pas publikimit të albumit të tij të ri Don’t Be Dumb, ku fansat kanë vënë re vargje që duken si një diss i drejtpërdrejtë...

20:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI