Flash

Natalie Portman kritikon nominimet e Oscar 2026

Lapsi.al 26 January 2026
Natalie Portman kritikon nominimet e Oscar 2026

Natalie Portman ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj ndaj nominimeve për çmimet Oscar 2026, duke kritikuar Akademinë për mungesën e vlerësimit ndaj filmave të realizuar nga regjisore gra.

Gjatë promovimit të filmit të saj më të ri, “The Gallerist”, në Festivalin e Filmit Sundance, aktorja 44-vjeçare deklaroi për Variety se shumë nga filmat më të mirë të vitit janë realizuar nga gra, por nuk janë përfshirë në garën për çmime.

“Shumë nga filmat më të mirë që pashë këtë vit janë realizuar nga gra,” tha Portman. “Barrierat ekzistojnë në çdo nivel dhe kjo u pa qartë në sezonin e çmimeve. Filma si ‘Sorry Baby’, ‘Left-Handed Girl’, ‘Hedda’ dhe ‘The Testament of Ann Lee’ janë vepra të jashtëzakonshme, por nuk po marrin vlerësimin që meritojnë.”

Aktorja theksoi se vështirësitë për gratë në industrinë e filmit fillojnë shumë përpara sezonit të çmimeve.

“Që nga sigurimi i financimeve, hyrja në festivale e deri te promovimi, çdo hap është më i vështirë. Edhe kur arrin të shfaqësh filmin, ai shpesh nuk merr vëmendjen e duhur. Kemi ende shumë punë për të bërë,” u shpreh ajo.

Megjithatë, Portman nënvizoi se bashkëpunimi mes grave në sheshxhirim është një përvojë pozitive dhe frymëzuese.

Filmi “The Gallerist”, i drejtuar nga Cathy Yan, ka në kast edhe emra të njohur si Jenna Ortega, Sterling K. Brown, Da’Vine Joy Randolph, Catherine Zeta-Jones, Charli XCX dhe Zach Galifianakis. Portman është gjithashtu producente e projektit.

Nominimet për Oscar 2026 kanë nxitur debat pasi vetëm një grua, Chloé Zhao, është nominuar në kategorinë “Regjisori më i mirë” për filmin “Hamnet”. Po ashtu, “Hamnet” është i vetmi film i drejtuar nga një grua i nominuar për “Filmi më i mirë”.

Në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, vetëm një projekt i drejtuar nga grua është nominuar: “The Voice of Hind Rajab” nga Kaouther Ben Hania.

Vetë Portman është e nominuar këtë vit si bashkëproducente e filmit të animuar “Arco”, i cili konkurron për çmimin “Filmi më i mirë i animuar”.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI