Flash

Kanye West nxit shqetësim tek fansat pas fotove me Censori

Lapsi.al 25 January 2026
Kanye West nxit shqetësim tek fansat pas fotove me Censori

Së fundmi fansat kanë shprehur  shqetësime për shëndetin e Kanye West, pasi artisti kontrovers u shfaq dukshëm i fryrë gjatë një daljeje të rrallë publike në Los Angeles, në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Bianca Censori.

Çifti u fotografua teksa po shkonte drejt një shfaqjeje private të filmit “The Housemaid”, me protagoniste Sydney Sweeney, duke nxitur spekulime në rrjet dhe diskutime të reja mbi gjendjen shëndetësore të reperit.

Sipas vëzhguesve në vendngjarje, kontrasti mes dy bashkëshortëve ishte i dukshëm. Kanye West, 48 vjeç, u shfaq më i rëndë në peshë dhe më pak energjik. Një dëshmitar i tha Daily Mail se reperi dukej “i fryrë” dhe “i plogësht” gjatë daljes.

West nuk ka reaguar publikisht ndaj spekulimeve për pamjen e tij. Megjithatë, një burim pranë tij sugjeroi se ndryshimi mund të lidhet me udhëtimet e shpeshta dhe zakonet ushqimore.

“Kanye ka udhëtuar shumë kohët e fundit, ka ngrënë shpesh jashtë dhe ka konsumuar më shumë bukë e pasta. Është dimër, është ftohtë dhe ndonjëherë një burrë duhet të ngopë stomakun,” tha burimi.

Ai shtoi se West ka pasur probleme me peshën për dekada dhe, ndonëse përpiqet të mbajë dietë, kjo nuk është gjithmonë e lehtë.

Vëmendja ndaj shëndetit të West ka rikthyer edhe kritikat mbi standardet e rrepta që ai raportohet se i vendos bashkëshortes së tij. Në nëntor, disa raportime pretenduan se West monitoron nga afër dietën dhe aktivitetin fizik të Censorit, duke imponuar një regjim strikt.

Megjithatë, burime pranë çiftit këmbëngulin se dinamika mes tyre është konsensuale dhe shpesh keqinterpretohet.

“Shumë gra do ta urrenin këtë, do ta konsideronin kontroll. Por Bianca e pëlqen, sepse ndjen se bashkëshorti e mbështet dhe e ndihmon të duket sa më mirë,” ka thënë një burim për Daily Mail. Ai shtoi se Bianca e pëlqen të ekspozojë trupin e saj dhe nuk e fsheh dëshirën për të tërhequr vëmendje.

Një tjetër burim hodhi poshtë pretendimet se West është dominues, duke e përshkruar sjelljen e tij si praktike dhe jo ndëshkuese. Sipas burimeve, Bianca ndjek një dietë të shëndetshme, të bazuar kryesisht në perime dhe proteina, duke shmangur karbohidratet dhe sheqerin e tepërt.

“Ajo gjithmonë i ka kushtuar vëmendje trupit të saj. Nuk ka qenë kurrë mbipeshë dhe e gjen forcën te të qenit e dobët,” tha burimi. “Nëse darka është një porcion i vogël, ç’rëndësi ka?”

Edhe aktiviteti fizik thuhet se inkurajohet, por në mënyrë të qetë.

“Ye i kërkon të ushtrohet çdo mëngjes, por jo si urdhër. Një shëtitje apo pak stretching. Shpesh ushtrohen bashkë dhe e bëjnë si çift,” shtoi burimi.

Të këshilluara

Oscar 2026: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet për Oscar 2026 u shpallën të enjten në mëngjes, duke nisur fazën përfundimtare të sezonit të gjatë të çmimeve në Hollywood. Danielle Brooks (“The C...

18:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI