Flash

Amber Heard flet për pasojat e humbjes së gjyqit me Johnny Depp

Lapsi.al 26 January 2026
Amber Heard flet për pasojat e humbjes së gjyqit me Johnny Depp

Amber Heard ka bërë një koment të rrallë mbi ndikimin që pati tek ajo humbja e gjyqit për shpifje ndaj ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp, në vitin 2022.

Gjatë Festivalit të Filmit Sundance 2026, aktorja e filmit “Aquaman” u shfaq si e ftuar në dokumentarin “Silenced”, i cili trajton mënyrën se si disa burra të akuzuar përdorin paditë për shpifje për të heshtur gratë që flasin për abuzim.

“Kjo nuk ka të bëjë me mua. Unë kam humbur aftësinë për të folur,” tha Heard gjatë një bisede me regjisoren Selina Miles, sipas Variety.

“Nuk jam këtu për të treguar historinë time. Nuk dua ta tregoj historinë time,” shtoi aktorja 39-vjeçare. “Në fakt, nuk dua më ta përdor zërin tim. Ky është problemi.”

Në shkurt të vitit 2019, Johnny Depp paditi Heard për 50 milionë dollarë, duke e akuzuar për shpifje pas një shkrimi të saj në Washington Post në vitin 2018, ku ajo fliste për përvojën e saj me abuzimin, pa e përmendur emrin e tij.

Tre vite më vonë, Heard humbi gjyqin dhe u urdhërua t’i paguante Depp-it 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 350 mijë dollarë dëme ndëshkuese. Nga ana tjetër, ajo fitoi 2 milionë dollarë për kundërpadinë e saj.

Në dhjetor të vitit 2022, çështja u mbyll përfundimisht me një marrëveshje, sipas së cilës Heard pranoi t’i paguante Depp-it 1 milion dollarë. Tre muaj pas humbjes së gjyqit, aktorja u zhvendos në Spanjë së bashku me vajzën e saj të madhe, Oonagh Paige.

Ndërkohë, Johnny Depp ka deklaruar më herët se gjatë këtij procesi gjyqësor u ndje si një “kavie prove” për lëvizjen #MeToo.

“Unë isha si një ‘crash test dummy’ për #MeToo… e përballova gjithçka,” tha ai në një intervistë për The Times of London, duke shtuar se disa persona të afërt me të zgjodhën të heshtnin për shkak të frikës nga pasojat.

 

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI