Flash

Jim Curtis flet për herë të parë: Si nisi lidhja me Jennifer Aniston

Lapsi.al 27 January 2026
Jim Curtis flet për herë të parë: Si nisi lidhja me Jennifer

Jim Curtis, i dashuri i Jennifer Aniston, ka folur hapur për herë të parë rreth mënyrës se si nisi romanca e tij me aktoren e famshme, gjatë një interviste në emisionin “Today”, të hënën.

Hipnoterapisti 50-vjeçar, i cili ishte i ftuar për të promovuar librin e tij të ri “Book of Possibility”, tregoi se gjithçka nisi shumë thjesht.

“Na prezantuan miq të përbashkët,” tha Curtis. “Zbuluam që kishim shumë miq të përbashkët rreth nesh dhe thjesht filluam të bisedonim.”

Kur moderatori Craig Melvin bëri shaka duke pyetur nëse ishin personazhet Joey apo Ross nga seriali “Friends” ata që i kishin bashkuar, Curtis u përgjigj me humor se “ishin të gjithë personazhet e ‘Friends’”, përpara se të sqaronte se lidhja e tyre u ndërtua gradualisht.

“Biseduam për një kohë të gjatë dhe u afruam shumë,” tha ai, duke pranuar se romanca “mori kohë” për t’u konkretizuar.

Edhe pse nuk dha një datë të saktë, Curtis konfirmoi se ata janë bashkë prej disa muajsh. “Gati një vit,” shtoi ai.

Jennifer Aniston dhe Jim Curtis u panë për herë të parë bashkë verën e kaluar, gjatë pushimeve në Spanjë me miqtë e saj të famshëm. Katër muaj më vonë, çifti e bëri lidhjen zyrtare edhe në Instagram.

Në nëntor 2025, Aniston publikoi një foto bardhë e zi nga festa e 50-vjetorit të Curtis, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. I çmuar”. Nga ana e tij, Curtis reagoi me fjalë romantike: “Nëse kjo është një ëndërr, nuk dua të zgjohem.”

Po atë muaj, aktorja e quajti partnerin e saj “të jashtëzakonshëm, shumë normal dhe shumë të mirë” në një intervistë për revistën Elle.

Jennifer Aniston ka qenë e martuar më parë me Brad Pitt dhe Justin Theroux. Ky i fundit madje i ka dhënë “miratimin” publik lidhjes së saj të re, duke pëlqyer postimin e çiftit në Instagram.

Sa i përket Curtis, ai është i divorcuar dhe ka një djalë adoleshent, Aidan, nga martesa e mëparshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI