Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

“U ndjeva sikur isha martuar dy herë”, JLo ironizon Affleck në skenë

Lapsi.al 1 January 2026
“U ndjeva sikur isha martuar dy herë”, JLo ironizon Affleck

Jennifer Lopez ka reflektuar me humor për jetën e saj sentimentale, duke përmendur në mënyrë ironike ish-bashkëshortin Ben Affleck, gjatë natës hapëse të rezidencës së saj të re në Las Vegas.

Të martën, më 30 dhjetor, në koncertin e parë të turneut “Up All Night” në The Colosseum at Caesars Palace, këngëtarja 56-vjeçare foli për ndryshimet që ka përjetuar në jetën e saj që nga rezidenca e fundit në Las Vegas, rreth 10 vite më parë.

“Kanë kaluar 10 vite që nga rezidenca ime e fundit këtu. Kaluan sa hap e mbyll sytë,” tha ajo para publikut. “Dhe gjatë kësaj kohe, jam martuar vetëm dy herë,” shtoi ajo mes të qeshurave.

Më pas, Lopez e korrigjoi veten me shaka: “Jo, nuk është e vërtetë. Vetëm një herë. Thjesht u ndje si dy,” duke shkaktuar sërish të qeshura në sallë.

“Jam duke bërë shaka. Gjithçka ka mbaruar dhe është në rregull. Jam duke mësuar, po rritem dhe jam në epokën time të lumtur,” tha ajo, duke theksuar se ndodhet në një fazë pozitive të jetës.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u lidhën për herë të parë në fillim të viteve 2000, u ribashkuan në vitin 2021 dhe u martuan në vitin 2022, por u divorcuan në vitin 2024. Pavarësisht ndarjes, dyshja kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe janë parë bashkë në disa evente publike.

Gjatë koncertit, Lopez foli edhe për periudha të vështira pas divorcit nga Marc Anthony, duke treguar se si muzika dhe kërcimi e ndihmuan të mos dorëzohej. “Pavarësisht çfarë të sjell jeta, vazhdo të kërcesh,” ishte mesazhi i saj për publikun.

 

 

Të këshilluara

Michael J. Fox rikthehet në aktrim

Michael J. Fox po bën rikthimin e tij në aktrim pas pesë vitesh mungesë. Aktori 64-vjeçar, i njohur për rolin në “Spin City” dhe që prej vitesh po përballet me ...

18:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI