Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Gazment Bardhi: Rama bashkëpuntor me Ballukun, po merr kohë për veten e tij

Lapsi.al 21 November 2025
Gazment Bardhi: Rama bashkëpuntor me Ballukun, po merr kohë për

Gazment Bardhi akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, si bashkëpuntor të Belinda Ballukut, i detyruar ta mbrojë atë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta pezulluar nga detyra si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. Në një deklaratë për mediat, Bardhi argumentoi se refuzimi i Ramës për ta shkarkuar ministren nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një akt vetëmbrojtjeje nga një aferë ku, sipas tij, kryeministri dhe zëvendësja e tij janë të lidhur së bashku.

"Pse nuk ka fuqi Edi Rama që ta shkarkojë Belinda Ballukun, por sfidon drejtësinë, sfidon shqiptarët dhe përbuz parimet themelore të vendeve demokratike perëndimore? Përgjigja është vetëm një: Ai është në krye të çdo afere të madhe korruptive në vend. Edi Rama dhe Belinda Balluku janë bashkë në aferën e Tunelit të Llogarasë. Kompaninë fituese të tunelit të LLogarasë nuk e përcaktoi apo paracaktoi Belinda Balluku, por e paracaktoi Edi Rama dhe Belidna Balluku. Dhe siç ndodhen mesazhet e Belindës në telefonin e Ervis Berberit për zbatimin e një urdhri të kundraligjshëm të shefit të saj, ashtu ndodhen edhe mesazhet e Edi Ramës në telefonin e Belinda Ballukut.

Kjo është fotografia e datës 3 qershor 2021, fiks tre muaj para se të hapej gara për tunelin e llogarasë që përcakton qartë se Edi Rama ka dalë dhe paracaktuar bashkë me Belindën e tij, kompaninë fituese të tunelit të Llogarasë duke i dhënë 50 mln më shumë seç ishte oferta gjatë garës së parë të anuluar. Kjo nuk bën vaki në asnjë vend të Europës, që kryeministri dhe zëvendësja e tij të pozojnë me kompanitë e paracaktuara përpara se të hapin garën duke shkelur konkurrencën e lirë, por mbi të gjitha duke shkelur vlerat e BE-së që përcaktohen si të tilla edhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Askush të mos mendojë se Edi Ramës i dhimbset Belinda Balluku. Fati i saj tashmë është përcaktuar, pro ai nuk e shkarkon atë, sepse po merr kohë për të mbrojtur veten e tij" u shpreh Bardhi.

Sipas Bardhit, vendimi i GJKKO-së duhet të kishte prodhuar një reagim të menjëhershëm nga kreu i qeverisë, në linjë me praktikat europiane, por Rama “zgjodhi të sillet si avokat i një të pandehure”, duke sfiduar hapur drejtësinë. Ai pretendon se zvarritja e shkarkimit lidhet me faktin që Balluku, tashmë e hetuar për të paktën dy tendera me vlerë të përgjithshme mbi 200 milionë euro, “e ka ulur në gjunjë kryeministrin”.

Bardhi solli si kontrast rastin e ish-kryeministrit portugez António Costa, i cili dha dorëheqjen sapo nisi një hetim ndaj tij, pa pritur akuzë formale. Sipas tij, ky është standardi europian që Shqipëria nuk po e ndjek. Në vend të kësaj, ai thotë se Rama po ushtron presion mbi drejtësinë dhe po e trajton vendimin e gjykatës si ndërhyrje në ekzekutiv, duke krijuar idenë se qeveria është e çliruar nga detyrimi për të zbatuar ligjin.

Të këshilluara

SHBA bllokon TAP në furnizimin e Ukrainës

Greqia është përfshirë në një “keqkuptim” me SHBA lidhur me aksesin në furnizimin me gaz të Ukrainës. Sipas mediave greke SHBA ka ndërhyrë për të siguruar ekskl...

20:00

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI