Flash

Balluku të shtunën para gjykatësit Erion Çela, e pezulluar dhe pa pasaportë

Lapsi.al 21 November 2025
Balluku të shtunën para gjykatësit Erion Çela, e pezulluar

Gjykata e Posaçme do të mblidhet të shtunën, më 22 nëntor, për të verifikuar masat e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si edhe dy vartësve të saj më të afërt: kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe administratorit të KESH-it, Erald Elezi. Seanca, e cila nis në orën 09:00, drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake Erjon Çela, i cili do të marrë në pyetje tre të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr. 136 të këtij viti.

"Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar', thuhet në njoftimin për mediat të GJKKO.

Pak ditë më parë, me kërkesë të SPAK-ut, gjyqtari Çela përcaktoi pezullimin nga detyra të Ballukut dhe miratoi masat e sigurisë për dy vartësit: “arrest shtëpie” për Gjyli dhe Elezin. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme urdhëroi bllokimin e pasaportës së ministres, duke i ndaluar largimin nga vendi.

Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me procedurën e prokurimit të tunelit të Llogarasë, pjesë e segmentit Orikum–Himarë. Sipas SPAK-ut, procedura është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe, pas anulimit, është rihapur më 22 qershor 2021 me një fond limit prej 18.9 miliardë lekësh. Krahas kësaj, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar ministres edhe një akuzë të dytë, që lidhet me Lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.

Vendimi i gjykatës, i firmosur nga Çela sqaron se organi i akuzës po heton jo vetëm tenderin e Llogarasë, por edhe disa procedura të tjera të prokurimit në varësinë e Ballukut. GJKKO vlerëson se ekziston rreziku i ndërhyrjes në provë, i prishjes apo asgjësimit të dokumentacionit, dhe i ushtrimit të presionit ndaj nëpunësve, të cilët aktualisht po merren në pyetje dhe janë vartës të drejtpërdrejtë të të pandehurve.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se nisur nga pozicionet drejtuese të Ballukut, Gjyli dhe Elezit, nga kontrolli që ata kanë mbi institucionet dhe fondet publike, dhe nga fakti se hetimet për disa tendera të tjerë janë ende në vijim, “ekziston rreziku real i vijimit të praktikave abuzive dhe i intimidimit të vartësve”. Sipas GJKKO-së, ky rrezik justifikon masat kufizuese.

Një tjetër element i vlerësuar nga gjykata ka të bëjë me mundësinë e arratisjes. Vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, dënohet nga një deri në pesë vjet burg. SPAK argumenton se tre të pandehurit dyshohen ta kenë kryer këtë vepër në më shumë se një rast dhe në bashkëpunim, çka e rrit potencialin penal dhe, rrjedhimisht, rrezikun e shmangies nga drejtësia.

Të këshilluara

SHBA bllokon TAP në furnizimin e Ukrainës

Greqia është përfshirë në një “keqkuptim” me SHBA lidhur me aksesin në furnizimin me gaz të Ukrainës. Sipas mediave greke SHBA ka ndërhyrë për të siguruar ekskl...

20:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI