Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Analiza/ A mund të jetë PDK-ja e Hamzës më bashkëpunuese me LVV-në?

Lapsi.al 20 November 2025
Analiza/ A mund të jetë PDK-ja e Hamzës më

Nga zgjedhjet në zgjedhje... Dikush i përshkruan si e keqja e domosdoshme.

Sido që të jetë, ky është tashmë realitet definitiv për Kosovën, pas vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit dhe caktimit të 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e procesit të ri zgjedhor.

Partitë që patën vende në Kuvend e panë të pamundshme arritjen e një koalicioni për të qeverisur me vendin dhe për t’i çuar përpara të paktën disa projektligje shumë të rëndësishme: buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, apo ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në vlerë prej mbi 200 milionë eurosh.

Për disa muaj rresht, partitë e fajësuan njëra-tjetra për këto dhe shumë ngecje tjera. A do t’i jepet fund kësaj qasjeje, pas zgjedhjeve të reja?

Ndoshta gjërat edhe mund të ndryshojnë, tani që Bedri Hamza është në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Për dallim nga paraardhësi i tij, Hamza e përsëriti dy herë brenda pak ditësh që vija të kuqe s’ka për askënd, dhe që do të synojë bashkëpunim për të mirën e vendit.

I befasishëm për disa ishte edhe urimi që pati për të kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë që fitoi më së shumti vota më 9 shkurt.

Për Artan Muhaxhirin, analist politik, këto dy parti nuk janë të gatshme t’i bëjnë disa kompromise të mëdha për të hyrë në ndonjë koalicion paszgjedhor, ani pse përmend që sistemi politik në Kosovë e imponon bashkëpunimin.

“Urimi i zotit Kurti është një sinjal për imazh, është më shumë një veprim simbolik sesa që ka ndonjë peshë kualitative, sepse dihet mirë qasja e zotit Kurti ndaj aleatëve potencialë politikë. Nuk besoj që me gjithë këtë animozitet dhe hendek, që ushqehet nga Kurti dhe LVV-ja në drejtim të PDK-së, të ketë ndonjë gjasë reale për një rikthim 180 shkallësh dhe për një bashkëpunim të frytshëm në mes të këtyre dy partive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), vlerëson se një koalicion i madh i duhet Kosovës, dhe se një i tillë mund të jetë mes këtyre dy partive.

“Bashkëpunimi potencial normalisht se do t’i trondiste bastionet tradicionale të PDK-së. Mirëpo, në PDK e kemi parë që ka pasur një përballje të fortë të bastionit tradicional, votuesit tradicional të PDK-së dhe krahut progresiv, që e ka pasur për qëllim zhvillimin e saj në Prishtinë”, shprehet ajo për REL-in.

Por, sipas saj, në çdo negociatë, do të diskutohet edhe pozita e presidentit, meqë Osmanit i skadon mandati në prillin e 2026-tës.

“Nuk kemi kohë për të humbur, siç e kemi humbur komplet vitin 2025, prandaj ky bashkëpunim mund të jetë komplet i natyrshëm. Situata politike është shumë e paqartë, varet se si do të sillen partitë me njëra-tjetrën gjatë fushatës, sepse aty mund ta shohim se ku ka favorizime potenciale”.

Në anën tjetër, Emini rikujton edhe që PDK-ja po llogarit vazhdimisht në skenarin e rikthimit potencial të Hashim Thaçit, pas përfundimit të procesit në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i mohon.

“Kjo ende nuk dihet, por mund të jetë ndër ekuacionet potenciale që duhet ta kemi parasysh”.

Çfarë e pret Bedri Hamzën?

Për politologun Dritëro Arifi, kreu i ri i PDK-së ka barrë të madhe mbi supe.

Ai beson se Hamza ka shumë punë, për shkak së fërkimeve të brendshme që ekzistojnë brenda partisë.

“Bedri Hamza është parë si person që mund t’i unifikojë pakënaqësitë e grupeve, pra t’i kanalizojë në mënyra të ndryshme për shkak të aftësive të tij menaxheriale. Kjo mund të ketë qenë rruga e tretë, që të mos krijohen fërkime edhe më të thella në prag të zgjedhjeve nacionale”, thotë ai për REL-in.

Për Muhaxhirin, sfida e tij më e madhe është te rifreskimi i figurave brenda partisë.

“Ai duhet medoemos ta fuqizojë autoritetin e tij vendimmarrës përbrenda partisë, të dëshmojë se mund të marrë të vendime në mënyrë autonome, që ka një ide dhe që të kërkojë resurse njerëzore përbrenda strukturave të PDK-së, që në aspektin kualitativ dhe vizual ta rifreskojë prezencën e PDK-së në opinionin publik, pasi nëse vazhdon me strukturat e vjetra nuk do të ketë sukses”.

Në Konventën e PDK-së, të mbajtur më 17 nëntor, Hamza nuk pati kundërkandidat.

Kundërshtimet për 28 dhjetorin

Hamza, sikur edhe krerët e disa partive tjera të mëdha shqiptare, thanë se e parapëlqejnë 21 dhjetorin si datë për mbajtje të zgjedhjeve të reja.

Por, për presidenten Osmani, 21 dhjetori ishte datë e pamundshme, për shkak të daljes së KQZ-së nga procesi i zgjedhjeve lokale dhe procedurave tjera tenderuese.

LVV-ja ka thënë më herët se preferon 28 dhjetorin, ashtu sikurse Faton Peci nga Guxo, parti në koalicion me LVV-në.

Për Arifin, presidentja nuk do të duhej të dilte kundër vullnetit të partive të mëdha shqiptare.

Muhaxhiri, ndërkaq, thotë se 28 dhjetori mund ta deformojë vullnetin e qytetarëve, qoftë për shkak të udhëtimeve, qoftë për shkak të gjithë kontekstit festiv.

Për asnjërin, zgjedhjet nuk janë ideale, por janë të pashmangshme në situatën e krijuar.

Ata nuk presin risi në programet partiake, dhe as inkuadrime të reja nëpër parti. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

SHBA bllokon TAP në furnizimin e Ukrainës

Greqia është përfshirë në një “keqkuptim” me SHBA lidhur me aksesin në furnizimin me gaz të Ukrainës. Sipas mediave greke SHBA ka ndërhyrë për të siguruar ekskl...

20:00

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI