Flash

Berisha: Sherri me Ramën në zyrë, çfarë tha Balluku për sms me Vis Berberin

Lapsi.al 21 November 2025
Berisha: Sherri me Ramën në zyrë, çfarë tha Balluku

Kreu i PD-së, Sali Berisha shkruan se në kryeministri ka pasur një sherr me kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku gjatë mbrëmjes së të enjtes. Sipas Berishës, shkak për përplasjen janë bërë mesazhet që SPAK ka zbuluar në celularin e Ervis Berberit me Belinda Ballukun. Kjo e fundit pretendon se edhe Rama ka pasur mesazhe kompromentuese me Berberin, por këto janë mbajtur të fshehta nga SPAK.

Shkrimi i plotë:

SMS-të janë gracka!

Një shtesë e detyruar, për kacafytjen verbale 7-orëshe Rama–Balluku.

Të dashur miq, para pak orësh publikova disa nga njoftimet e veshit të mureve të kacafytjes verbale të egër midis Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, hajdutëve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takimin më të gjatë të jetës së tyre midis mijëra syresh që kanë pasur në 25 vite miqësi dhe bashkëpunim në vjedhje.

Një ndër momentet më kulmore, por edhe më pikante, ka qenë debati për SMS-të.

Kundrejt aludimit të Belindës se në persekutimin e saj Rama u tregua indiferent ndaj vendosjes së saj nën akuzë dhe tani, sipas saj, pas shkeljeve të rënda të kushtetutës me pezullimin nga detyra, sikur të ishte magazinierja e qeverisë, ai i kërkon asaj dorëheqjen.

Në fakt, ti kërkon të lash duart me mua, ndërkohë që tuneli i Llogarasë është fillim dhe mbarim urdhër i yt i zbatuar nga unë. Rama, i hutuar, i thotë se ai kishte bindje se Lubia është e pafajshme, por prokurori i kishte thënë se SMS-të e tua me Evis Berberin ishin përvëluese, haptas fare madje, dhe nuk mund të injoroheshin.

“Gënjeshtra, gënjeshtra!” – ia ktheu me tërbim Lubia. “Kujt i flet ti për SMS? Po të ishte për SMS, në vend timin duhet të ishe ti! Po, ti e di që në dosje janë me dhjetëra e dhjetëra SMS 69 siç më tregoi Pamela se ajo i kishte numëruar, që ti i ke dërguar Evis Berberit për tunelin dhe që faktojnë se rvisi dhe unë jemi koka turku sepse vetëm kemi zbatuar urdhrat tuaj, kurse tani më thua se fakti penal qenkan SMS-të e mia me Visin.

Pa më thuaj pak, pse SMS-të e mia me Evisin qenkan provë krimi për ty dhe Preçin, kurse SMS-të tuaj, në të cilat ju urdhëroni për të gjitha veprimet Evisin, nuk janë provë krimi? Kjo nuk kalohet! SMS-të janë në dosje dhe jo vetëm në dosje. Koka turku se kam zbatuar urdhrat tuaj nuk bëhem unë. Të them se do vish edhe ti me mua!”

Pas largimit të Ramës për darkë, ai i kërkon Lubisë një takim tjetër pas darke; veshi i mureve nuk ka njoftuar informacione për takimin e pas-darkës.

P.S. Në takim, përveç Uluziut që u thirr dëshmitar në sherrnajën shumë-orëshe të fazës finale të divorcit politik më të dhimbshëm në historinë e vendit të bashkë-vjedhësve më të mëdhenj në historinë e kombit, në takim është thirrur dhe ka hyrë e dalë edhe Don Agaçio, me të cilin Lubia javën e fundit ka pasur takime të përditshme (paradite), jo në Kryeministri, por në vilën e tij.

Të këshilluara

SHBA bllokon TAP në furnizimin e Ukrainës

Greqia është përfshirë në një “keqkuptim” me SHBA lidhur me aksesin në furnizimin me gaz të Ukrainës. Sipas mediave greke SHBA ka ndërhyrë për të siguruar ekskl...

20:00

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI