Flash

BKT feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin e Operës

Lapsi.al 21 November 2025
BKT feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një

Banka Kombëtare Tregtare, institucioni financiar më i madh në vend, kremtoi 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala organizuar në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Në ceremoni morën pjesë Z. Ahmet Çalik, Kryetari i Bordit të Çalik Holding, aksionarit të vetëm të BKT dhe drejtues të tjerë, drejtues të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare, partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, trupën diplomatike, sipërmarrës, klientë dhe bashkëpunëtorë të bankës.

Rrënjët e Bankës Kombëtare Tregtare datojnë në vitin 1925 me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis, institucioni që krijoi sistemin e parë monetar kombëtar, ndërkohë që me emrin që mban sot banka ka nisur të operojë më 1 janar 1993, pas bashkimit të Bankës Shqiptare të Tregtisë dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Pas privatizimit të bankës në vitin 2000, një tjetër moment kyç në konsolidimin e saj ishte investimi i Çalık Holding, i cili në vitin 2006 bleu 60% të aksioneve të BKT-së për tu bërë aksionari i saj i vetëm në vitin 2009, duke vendosur themelet për zhvillimin, modernizimin dhe transformimin që e kanë pozicionuar BKT-në sot si lider të sistemit financiar shqiptar.

Në hapje të mbrëmjes u mbajtën fjalime përshëndetëse ku ai i mirëseardhjes për gjithë të ftuarit ishte nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT-së, z. Seyhan Pencabligil i cili tha se ndihet krenar për institucionin që ai drejton, banka më e madhe në vend që prej vitit 2014, një bankë e klasit botëror. Ai përmendi disa nga nismat e ndërmarra me rastin e këtij jubileu ku më e rëndësishmja është ajo e restaurimit dhe rinovimit të katër godinave historike të Bankës në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë. Këto ndërtesa të ndërtuara në vitet ’20 shtoi ai janë një dëshmi e vizionit të themeluesve të bankës që e menduan bankën që do të ishte këtu për shumë vite dhe i ndërtuan të tilla që rezistuan 100 vjet dhe do të jenë këtu edhe për qindra vite të tjerë.

Z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit të BKT u shpreh se Banka Kombëtare Tregtare ka udhëhequr jetën ekonomike të Shqipërisë dhe është shndërruar në një simbol të zhvillimit, besimit dhe stabilitetit. Por mbi të gjitha, ajo është shembulli më i fortë i asaj se çfarë mund të arrijë një institucion kur arsyeja, puna dhe besimi bashkohen.Sot BKT – tha ia - po ndërton një të ardhme të re mbi një trashëgimi të gjatë, ajo po lidh 100 vitet e historisë me inovacionin digjital, duke vendosur në qendër qëndrueshmërinë dhe kontributin në komunitet. Sot, mbi bazën e besimit të trashëguar nga e kaluara dhe përpjekjeve të përbashkëta, po vendosim themelet e një shekulli të ri dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë për të ardhmen e Shqipërisë me të njëjtën vendosmëri.Në fund të fjalës së tij ai falenderoi drejtuesit, punonjësit, klientët dhe partnerët e bankës për kontributin e tyre.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, vuri në dukje rolin historik të institucionit që ai drejton dhe rrënjët e përbashkëta me BKT që prej vitit 1925. Ai u shpreh se: - “Një nga kontributet më të vlerësuara të BKT-së është edhe puna e saj në përfshirjen financiare: zgjerimi i aksesit në shërbime, besueshmëria në komunitet dhe edukimi i klientëve për përdorimin e instrumenteve bankare moderne. BKT-ja është gjithashtu një motor i rëndësishëm i inovacionit, me investime të mëdha në digjitalizim, në produkte moderne të pagesave dhe në shërbime bankare që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në financë. Në shumë aspekte, banka ka qenë një ndër promotorët e tranzicionit të vendit drejt një ekonomie gjithnjë e më moderne dhe të orientuar drejt teknologjisë.

Programi artistik i mbrëmjes u konceptua si një udhëtim pa kohë mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes. Performuesit e mbrëmjes ishin sopranoja Marigona Qerkezi një nga zërat më të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare operistike, baritoni i mirënjohur me famë botërore Gëzim Myshketa dhe violinisti virtuoz i njohur botërisht Olen Cesari të cilët performuan së bashku me Orkestrën Simfonike dhe Korin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nën drejtimin e maestros së mirënjohur Sergio Alapont. i njohur për interpretimet e tij të rafinuara dhe energjinë artistike që i jep jetë çdo performance. Ata sollën një program tëpërzgjedhur që ndërthurte mjeshtërisht traditën dhe modernen, me vepra nga kompozitorët shqiptarë Avni Mula, Pjetër Gaci, pjesë të njohura nga veprat e fuqishme operistike Tosca, Carmen dhe Maria Stuarda si edhe performanca elektrizuese në violinë nga muzika e filmit Gladiatori dhe Tango Argjentine. Udhëtimi në kohë u soll në skenë gjithashtu përmes njëkolazhi vallesh tradicionale nga Ansambli Popullor dhe baleti kontemporan Viceversa nga balerinët e trupës së baletit të TKOBAP, me koreografi të Julind Dervishit si edhe një monolog nga artisti Indri Shiroka. Vizioni drejt së ardhmes u reflektua nëpërmjet një performance të balerinit të ri të talentuar Ergi Imeraj me koreografi të Donald Martinit. Të gjitha performancat ushoqëruan nga projeksione 360° ofruan një përvojë të jashtëzakonshme shumë dimensionale për të ftuarit.

Në kuadër të këtij përvjetori, BKT përgjatë vitit 2025 ka përfunduar restaurimin e katër degëve të saj historike duke ruajtur identitetin e tyre arkitekturor, në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë, një nismë shumë e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke marrë parasysh që tre nga këto ndërtesa janë të shpallura monument kulture. Për më tepër është vijuar njëkohësisht edhe me transformimin e gjerë të rrjetit të degëve të BKT-së me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të përvojës së klientit, ku tashmë më shumë se gjysma e tyrë operojnëme një model të ri të avancuar operacional dhe hapësira moderne. vijim të aktiviteteve të 100-vjetorit, BKT ka mbjellë gjithashtu 100 pemë rrapi në qytetet ku ndodhen degët historike, si simbol i vazhdimësisë, qëndrueshmërisë dhe lidhjes së bankës me komunitetin.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 850,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore. Grupi BKT përfshin Bankën Kombëtare Tregtare Kosovë me 25 degë dhe Institucionin e Parasë Elektronike BKT Pay.

Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Vlerësime pozitive ka patur gjithashtu edhe nga agjenci të mirënjohura vlerësimi tëkreditit si S&P Global Ratings dhe JCR Eurasia Rating apo banka korrespondente si Deutsche Bank. Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës. (Artikull Promocional)

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI