Flash

Vrasja e Martin Canit/ Prindërit, akuza të forta ndaj drejtuesve të shkollës

Lapsi.al 18 November 2025
Vrasja e Martin Canit/ Prindërit, akuza të forta ndaj drejtuesve

Një vit pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, dhimbja e familjes gërshetohet sot me një tjetër plagë: heshtjen e institucionit ku adoleshenti mësonte. Për prindërit e tij, kjo heshtje është më e rëndë se çdo procedurë penale që vazhdon ende pa një epilog.

Nëna e viktimës, Florina Cani, doli para mediave në hyrje të shkollës, ku dikur shoqëronte të birin në mëngjes, duke artikuluar një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve të shkollës dhe mësueses kujdestare. Ajo thotë se në përvjetorin e parë të humbjes së Martinit, nga institucioni nuk ka ardhur asnjë shenjë solidariteti, asnjë mesazh ngushëllimi, asnjë kujtim minimal për një nxënës që humbi jetën tragjikisht sapo kishte dalë nga mësimi.

“Ka humbur sensi njerëzor,” u shpreh ajo me një ton ku zhgënjimi dhe zemërimi ndërthuren natyrshëm. “Asnjë sms, asgjë. Para se të jemi mësues, jemi prindër. Është e tmerrshme që mësuesja kujdestare s’thotë dy fjalë për Martinin. Martini im s’ishte ai fëmijë që s’i meritonte dy fjalë.”

Cani thotë se është fshirë nga telefoni dhe nga grupi i prindërve, një gjest që ajo e lexon si largim të qëllimshëm dhe mungesë minimale ndjeshmërie. “Jam e aftë të përballem me të gjithë. S’kanë bërë asgjë për Martinin,” shtoi ajo, duke nënvizuar se dhimbjes së humbjes i është shtuar tani edhe indiferenca e atyre që, sipas saj, duhej të kishin mbajtur një qëndrim njerëzor e institucional.

Ndërsa familja përkujton të miturin, procedimet penale për ngjarjen mbeten ende të hapura. Drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit, ndërsa prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Mario Përlleshajn, që është autori i krimit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI