Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

A ndihet përgjegjës për mospjesëmarrjet në protesta? Berisha: Kush fajëson opozitën…

Lapsi.al 17 November 2025
A ndihet përgjegjës për mospjesëmarrjet në protesta?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e zhvilluar këtë të hënë nuk është një ngjarje e vetme, por hyrja në “stinën e protestave të pandërprera”, e cila do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, i pyetur nëse ndien përgjegjësi nëse njerëzit nuk do marrin pjesë në protestat e thirrura prej tij, Berisha tha se ata që gjejnë arsyet te opozita për të mos protestuar, dalin “kundër vetes së tyre”. Pasi sipas tij nuk ka opozitë që mund të fitojë përballë “farsave elektorale”.

“Qëllimi i protestës së sotme nuk është masiviteti, është bërë e qartë. Protestat masive do të përgatiten. Por ata të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër, gjejnë shkaqe te opozita për të mos protestuar, unë u them që ata po ngrihen kundër vetes së tyre, sepse nuk ka opozitë që mund të fitojë farsat elektorale.

Përkundrazi, sa herë të zhvillohet, fitohet edhe më thellë nga ata që e zhvillojnë. Ata që mendojnë ndryshe, gënjejnë veten. Nëse në një vit elektoral, narkodiktatura arreston dhe çon për ndjekje penale liderët e tre partive kryesore opozitare, në qoftë se në muajt elektoralë, narko-regjimi, në kundërshtim me ligjin, organizon 4 mijë e 500 aktivitete për të ndikuar te votuesit, të ndaluara me ligj, kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Giro di Italia, 7 milionë euro ditën e votimeve dhe një ditë përpara, në qoftë se regjimi fal gjobat.

U kërkoj ndjesë shqiptarëve se nuk kam qenë i saktë kur kam thënë 200 milionë. Gjobat rezultojnë 1 miliard e 500 milionë euro, gjoba dhe detyrime. Në qoftë se pesëfishon grantet për bujqësi, nëse përdor kartelet e drogës, Troplinët, Bajrit, atëherë çdo njeri që mendon se opozita është përgjegjëse për rezultatin, padashur ose me dashje ndihmon qeverinë”, - tha Berisha.

Sipas tij, nisja e protestave ishte e pashmangshme, por opozita priti raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për të pasur prova zyrtare të parregullsive. Berisha tha se qeveria nuk arriti të ndikojë në ndryshimin e raportit paraprak dhe se dokumenti final “e rrëzon plotësisht legjitimitetin e zgjedhjeve”.

Ai po ashtu konfirmoi sot se protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje në javët në vijim, duke rikthyer qytetarët dhe opozitën në shesh deri në realizimin e objektivit final: largimin e kryeministrit Rama. /Tv Klan

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI