Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Zbulohet misteri/ Çfarë i tha djali i Trump në vesh Biden para se të largohej

Lapsi.al 17 November 2025
Zbulohet misteri/ Çfarë i tha djali i Trump në vesh Biden para

Një nga misteret që pasoi ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump për mandatin e tij të dytë si President i SHBA-ve, ishte momenti kur djali më i vogël i manjatit amerikan, Barron iu afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh Presidentit në largim Joe Biden.

Epo, duket se edhe ky mister është zbardhur!

Ka qenë Eric Trump ai që zbuloi se çfarë i tha vëllai i tij më i vogël Presidentit të atëhershëm në largim të SHBA-së. Kujtojmë se studenti i atëhershëm 19-vjeçar i ishte afruar Bidenit gjatë ceremonisë dhe i kishte shtrënguar duart atij dhe zëvendëspresidentes në largim, Kamala Harris, në Rotondën e Kapitolit.

Teksa shtrëngonte duart me Bidenin, ai u përkul dhe i pëshpëriti diçka në vesh presidentit në largim. Mediat sociale shpërthyen në atë kohë, ku shumë njerëz pyesnin se çfarë tha ai, dhe të tjerë që besonin se Barron shfrytëzoi momentin për të pëshpëritur diçka "shumë të keqe në veshin e Bidenit".

Gjatë një interviste në “The Megyn Kelly Show”, Eric Trump tha: “E mbani mend të gjithë atë skenë kur Barron iu afrua Bidenit dhe media kishte gjithë ata ekspertë të leximit të buzëve që e analizuan atë. Ata thoshin: “Barron sapo i tha Bidenit të q*hej…”.

“Një natë… e telefonova Baronin dhe i them: “Vëlla, çfarë i the vërtet?” Dhe ai më tha se ishte aq e sjellshme sa nuk mund ta shpreh me fjalë. Ishte diçka: “Urime dhe fat të mbarë” ose diçka e tillë.”

Eric tha se Baron nuk është nga ata që shkaktojnë polemika. “Ai nuk e ka brenda vetes. Ai është djalë i mirë. Mund ta mendojë, mund ta ketë në kokë, por është shumë i sjellshëm për ta thënë me zë të lartë. Barroni është me të vërtetë një djalë shumë i mirë” – tha ai për vëllain e tij.

Gjatë atij momenti Biden kishte një buzëqeshje në fytyrë, e cila u zëvendësua nga një shprehje më serioze pas kontaktit të tyre të shkurtër. Barron u quajt një "zotëri i vërtetë" për shtrëngimin e duarve me Biden dhe Harris në atë kohë. Gjesti i paqes i bëri gjithashtu përdoruesit e mediave sociale të thoshin se Barron po rritej siç duhet nga nëna e tij Melania. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë Konventës së mbajtur të kësaj partie pasditen e 17 nëntorit. Hamza u zgjodh përmes vot...

18:31

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI