Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Hetimet e SPAK/ Asllan Dogjani përplaset me personin që i shiti shtëpinë

Lapsi.al 17 November 2025
Hetimet e SPAK/ Asllan Dogjani përplaset me personin që i shiti

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe biznesmeni Ilirjan Çela janë paraqitur në SPAK lidhur me hetimet që ka nisur prokuroria pas kallëzimit të këtij të fundit për një apartament që i ka shitur deputetit në vitin 2006.

Ilirjan Çela pretendon se Dogjani e ka paguar në total për apartamentin 128.4 metra katrorë plus garazh, 133.980 euro. Ndërkohë Dogjani nga ana tjetër thotë se ai nuk e ka paguar Çelën, por e banesën e ka përfituar si pasojë e shërbimeve juridike dhe konsulencave që i ka dhënë biznesmenit në vitin 2006, edhe pse në atë kohë nuk dispononte një licencë juridike.

Ndërtuesi Çela në dalje të SPAK, ka thënë se Dogjani ka në bashkëpunim me noteren, ka bërë një kontratë të dytë false, ku thuhej se apartamenti ishte dhuruar.

“Jam akuzuar disa herë nga Dogjani për çështje nga më të çuditshme që nuk kam asnjë lidhje Ai thjeshtë përmend emra, bën deklarata të çuditshme. Ai ka blerë një apartament tek unë. Unë kam ndërtuar një pallat Hamit Shijaku dhe ka blerë apartament me gjithë garazh që bën 134 mijë euro. Më vonë marr vesh që ky na kishte bërë një kontratë të dytë me noteren fallco, ku deklaronte që pronën e ka përfituar nëpërmjet këshillimeve juridike. Më ka dhënë mua ai këshilla juridike. Ai s’ka qenë as avokat në vitin 2006, as licencën nuk e kishte. Unë mendoj që një polic, me një rrogë të thjeshtë të asaj kohe, nuk deklaron pasurinë, o ka korrupsion brenda o bashkëpunim me krimin. Ky i ka paguar paratë, siç funksiononte ato vite, nëpërmjet administratorit tim i cili i ka derdhur në bankë dhe janë në bankë të regjistruar për blerjen e apartamentit nga Asllan Dogjanit. Ky tani pretendon se nuk më ka dhënë asnjë lek. Po ku i gjeti administratori im 134 mijë euro që i pagoi për Dogjanin dhe gjithë blerësit e tjerë! Administratori im që s’ka bukë të haj, derdhte lek në bankë për këta, sipas atij.

Ai nuk është jurist dhe sot, nuk ka pasur licencë. E ka marr licencën në vitin 2007. Të shohësh deklarimet e pasurisë të këtij polici, ma kalon dhe mua që i kam shit elektroshtëpiake gjysmës së Shqipërisë. Po të shohësh një deklarim që i ka falur baxhanaku 164.375 dollarë për të blerë ky një dyqan. Nuk e blinte dot vetë baxhanaku dhe t’ia linte këtij në përdorim. I ka dhënë mamaja 30 milionë lekë me një pension 30 mijë lekë në fshat. Fisi, dashamirësi i ka dhuruar 25 mijë euro. E shoqja që mesa di unë nuk ka punuar asnjë ditë deklaron që ka 200 mijë euro të ardhura nga punë të deklaruara jashtë dhe brenda vendit. Një hajdut del dhe thotë kapni hajdutin. Turp që përfaqësohemi nga ky nivel. Ky që i është lëpirë Edi Ramës nga mbrapa me vite të tëra, del dhe shan arkitektin e Shqipërisë Evropiane. Sot i lëpihet Berishës. Ka dhe një çun daje ky që ia kam bërë dosjen gati Fatos Rexha, ka qenë kryetar i Paskuqanit për 8 vite.

Unë nuk e dija që ekzistonte një kontratë fallco. Kisha bërë një kontratë në shtator 2006 me vlerë 128.4 m dhe garazh me vlerë 13980 euro. Po në 2006 me noteren Abrazi bën këtë kontratën tjerër me këshilla juridike. Nuk po gjeja kontratën origjinale dhe kërkoj djalit të shkojë të marrë një fotokopje për ta noterizuar. Ajo nuk ia jep. Shkoj vetë më dha këtë paçavuren e dhjetorit. I shkova dhe i thashë çfarë ke bërë. Më bëri dhe kallëzim në prokurori. Ngeli prokurori kur ia çova të dyja. Dhe më pas bëra kallëzim në SPAK. Në deklarimin e pasurisë ka fut këtë kontratën fallco”, tha Çelaj.

Ndërkohë nga ana tjetër, Dogjani e akuzon biznesmenin për një sërë çështjesh të tjera, zaptim, borxhe, rrahje. Deputeti demokrat i qëndron të vërtetës së tij, ai thotë se ai apartament i është dhuruar ndërsa shton se Ilirjan Çela, brenda 1 viti e ka ndryshuar deklaratën e tij 4 herë.

“Ju pak më parë kishit një person që më ka kallëzuar mua për një apartament në vitin 2006 ndërkohë që e kam shpjeguar. Ai apartament është përfituar nga puna ime për shërbime dhe konsulenca me një kontratë përpara noterit. Konsuletat jepen dhe pa licensën e avokatit, këshilla miqësore.

Njeri që sot ka detyrime 100 mijë euro ndaj Mentor Dajës, ish pronar i truallit. I irrituar se unë i kam bërë kallëzim e ka legalizuar oborrin e pallatit dhe fatmirësisht bashkia pas kaq vitesh ia ka marrë një pjesë të pallatit, të përbashkët. I bëj thirrje Ramës që punonjësit e IMT nuk ia kanë marrë të gjithën.

Ky njeri është i kallëzuar nga administratori para 1 jave që e ka rrahur. Është kallëzuar nga komisariati nr.3 për zaptim prone. Është i kallëzuar nga ish-pronarë për vjedhje prone se i ka dhuruar në emër të një Ramazan Gjoni, një pronë që kushton 500 mijë euro. Të dyja kontrata janë bërë me marrëveshje, ky ka qenë atje. Një herë në fillim thotë nuk di gjë për kontratën. Një muaj më vonë thotë u çudita që e pashë atë deklaratë. Por kur vjen deklarata me shkrim dore që ka deklaruar vetë se e ka dhënë shtëpinë për shërbime në vitin 2010, thotë më falni se ia kam bërë për nder Asllanit se ma kërkoi por e kam bërë në vitin 2021 jo në vitin 2010. Pastaj kur pyetet pas një viti thotë më falni e kam bërë në vitin 2021 por para se të shitej kompania, sot tha në vitin 2010. Kemi bërë kontratën duke qenë dhe ky prezent, fillimisht e kemi bërë me para. Kishte nevojë për shërbimet e mija. E kemi gris këtë kontratën e parë duke qenë dhe ky atje dhe e kemi bërë për shërbime. Shërbime nuk jepen kur ke autorësi juridike jepet dhe pa autorësi juridike. Ky njeri është i kallëzuar deri tani me dhjetëra herë nga banorë të pallatit, nga ish-pronarë. Të paktën 4 herë ka ndryshuar brenda 1 viti deklaratën” tha Dogjani.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI