Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rënia e sistemit “Cloudflare”/ Bllokohen shërbimet për qindra portale!

Lapsi.al 18 November 2025
Rënia e sistemit “Cloudflare”/ Bllokohen shërbimet

Një sërë faqesh të njohura, përfshirë X dhe ChatGPT, u bënë të paarritshme për shumë përdorues këtë të martë, si pasojë e problemeve që prekën kompaninë e madhe të infrastrukturës së internetit, Cloudflare.

Mijëra përdorues nisën të raportonin probleme me këto faqe dhe shërbime të tjera në platformën monitoruese të ndërprerjeve, Downdetector, në mesditë.

Cloudflare deklaroi se kishte vërejtur “një rritje të menjëhershme të trafikut të pazakontë në një nga shërbimet tona duke nisur nga ora 11:20 UTC”, çka kishte shkaktuar gabime në trafikun që kalonte nëpër rrjetin e saj.

“Ende nuk e dimë shkakun e këtij shpërthimi të trafikut të pazakontë,” u shpreh kompania, duke shtuar se “të gjitha ekipet janë angazhuar për të siguruar që i gjithë trafiku të përpunohet pa gabime.”

Më vonë, teksa shumë shërbime online nisën të rikthehen në normalitet, kompania raportoi se kishte “zbatuar një ndryshim që riktheu funksionimin e shërbimeve”.

Në faqen kryesore të X, për disa përdorues shfaqej një mesazh që njoftonte për një problem me serverët e brendshëm, si rezultat i një “gabimi” që vinte nga Cloudflare.

Edhe faqja e ChatGPT shfaqte mesazhe gabimi për disa përdorues, duke u kërkuar: “ju lutemi zhbllokoni challenges cloudflare.com për të vazhduar.”

Cloudflare, në një njoftim më të hershëm në panelin e statusit të shërbimeve të saj, tha se problemet që po përjetonte “potencialisht prekin shumë klientë”.

Në përditësimet pasuese u tha se kompania “po shihte rikuperim të shërbimeve”, por disa klientë “mund të vazhdojnë të vërejnë nivele më të larta se normalja të gabimeve ndërsa vijojnë përpjekjet për zgjidhje.”

Çfarë është Cloudflare?

Cloudflare është një ndër ofruesit më të mëdhenj të sigurisë në internet në mbarë botën, që kryen shërbime si verifikimi i trafikut për të siguruar se vizitorët janë njerëz dhe jo robotë.

Sipas kompanisë, 20% e të gjitha faqeve në mbarë botën përdorin shërbimet e saj në një formë apo tjetër. Nuk është ende e qartë sa prej këtyre faqeve u prekën nga ndërprerja dhe në çfarë mase.

Edhe vetë Downdetector, ku përdoruesit drejtohen kur faqet nuk ngarkohen apo shfaqin probleme, doli jashtë funksionit për shumë vizitorë të martën, duke shfaqur mesazhe gabimi.

Alp Toker, drejtor i NetBlocks, organizatë që monitoron lidhjen e shërbimeve në internet, tha se ndërprerja “tregon një prishje katastrofike të infrastrukturës së Cloudflare”.

“E habitshme është se sa shumë pjesë të internetit janë detyruar të fshihen pas infrastrukturës së Cloudflare për t’u mbrojtur nga sulmet e tipit ‘denial of service’ vitet e fundit,” tha ai për BBC-në, duke theksuar se kompania synon të mbrojë faqet nga përpjekjet dashakeqe për t’i mbingarkuar me kërkesa.

Ai shtoi se, si rezultat i kësaj dhe i komoditetit që ofrojnë shërbimet, Cloudflare është kthyer në “një nga pikat më të mëdha të vetme të dështimit në internet.”

Problemet e Cloudflare vijnë pas një ndërprerjeje të madhe të Amazon Web Services muajin e kaluar, e cila nxori jashtë funksionit më shumë se 1,000 faqe dhe aplikacione. Pak më vonë u prek edhe një ofrues tjetër i rëndësishëm i shërbimeve në cloud, Microsoft Azure.

“Këto ndërprerje që kemi parë muajt e fundit kanë nxjerrë sërish në pah varësinë nga këto rrjete të brishta,” tha Jake Moore, këshilltar global për sigurinë kibernetike në ESET.

“Kompanitë shpesh detyrohen të mbështeten fort te ofrues si Cloudflare, Microsoft dhe Amazon për hostimin e faqeve dhe shërbimeve të tyre, pasi nuk ka shumë alternativa” tha ai./BBC

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI