Flash

Vendimi/ Lirohen nga burgu ish-shefi i Operacionales dhe ish-prokurori i Kukësit

Lapsi.al 18 November 2025
Vendimi/ Lirohen nga burgu ish-shefi i Operacionales dhe ish-prokurori i

Pas më shumë se 4 orësh në dhomë këshillimi një trupë gjykuese në Gjykatën e Posaçme shpalli vendimin për të pandehurit e parë të dosjes Metamorfoza, dosja e parë e SPAK bazuar në komunikimet e aplikacionin e enkriptuar SKY ECC.

Behar Brajoviç (Bajri) u cilësua fajtor dhe dënua me 8 vite e tetë muaj përfundimisht pasi përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar.

Edmond Preka me 7 vite burgim, ndërsa Astmer Bilali, 5 vite e 8 muaj burgim.

Ata u gjetën fajtor për grup kriminal dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Kleant Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit si dhe armikut të përbetuar të grupit Bajri, Ibrahim Lici.

Ish shefi i forcës së posaçme operacionale, Oltion Bistri u dënua me 2 vite burgim për akuzën e zbulimit të akteve sekrete ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Masa e sigurisë për të u shua, pasi e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Xhevahir Lita, ish-drejtues i prokurorisë së Kukësit u dënua me 3 vite e katër muaj burg, për “zbulim i akteve sekrete”. Edhe Lita rifitoi lirinë.

Gjykata vendosi që për Ardit Hasanbegajn dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka ta shpallë vendimin me 2 dhjetor, pasi avokatët e tyre nuk kanë paraqitur argumentet e mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që hapet një praktikë e tillë, kur të pandehurit gjykohen në një proces, ndërsa vendimi shpallet veçmas.

Disa nga të pandehurit e dosjes Metamorfoza, si Pëllumb Gjoka, po gjykohen në një tjetër proces me procedurë të zakonshme për vrasjen e Gjin Boricit në 2020 në Vaun e Dejës dhe krime të tjera të rënda.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI