Flash

Ish-bashkëshorti i Jennifer Aniston reagon ndaj lidhjes së saj të re

Lapsi.al 4 November 2025
Ish-bashkëshorti i Jennifer Aniston reagon ndaj lidhjes së saj të

Jennifer Aniston ka bërë publike lidhjen  me Jim Curtis — dhe ish-bashkëshorti i saj, Justin Theroux, duket se e ka përkrahur këtë romancë.

Aktori i njohur 54-vjeçar ishte një nga 1.5 milionë personat që pëlqyen postimin në Instagram ku Aniston, 56 vjeç, ndau një foto bardhë e zi me partnerin e saj të ri, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e çmuar.”

Çifti u martua në vitin 2015 dhe u nda miqësisht tre vite më vonë, në 2018. Sipas “Page Six”, martesa e tyre mori fund pasi Aniston nuk arriti të përshtatej me jetën në New York, ku Theroux zotëronte një apartament në Greenwich Village. Ndërkohë, aktori i “The Leftovers” është aktualisht i martuar me Nicole Brydon Bloom — dyshja kurorëzoi dashurinë në mars të këtij viti.

Jennifer Aniston dhe Curtis nisën të përfliten për romancë që në korrik, kur u fotografuan në një jaht luksoz në Mallorca, së bashku me Jason Bateman dhe bashkëshorten e tij, Amanda Anka.

Pas pushimeve, Curtis e përmendi hapur lumturinë e tij në një postim, duke shkruar: “Kur isha i sëmurë dhe i trishtuar, s’e mendoja kurrë se do përjetoja kaq shumë dashuri e gëzim çdo ditë.”

Vetëm pak ditë para se aktorja e “Friends” ta bënte lidhjen publike, Curtis i dha një ndjekësi në Instagram këshilla për dashurinë në moshën 40-vjeçare. “Dashuro veten. Kur e bën këtë, tërheq më shumë dashuri rreth teje.”

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI